Prof. Dr. Gulsah Kaner nga Republika e Turqisë mbajti ligjëratë para studentëve të FTUU-së

image

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Gulsah Kaner nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Katip Çelebi nga Izmiri i Republikës së Turqisë, para stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë profesionale me temë: ,,Sistemi i ushqimit dhe sistemi dietetikë në Republikën e Turqisë dhe në vendet tjera të Europës”.

Gjatë prezantimit të kësaj teme, profesoresha Gulsah Kaner shtoi se objektivat e përgjithshme të mobilitetit  janë njohja  e sistemit të ushqimit dhe sistemit dietetikë  në vendet  tjera,  për të kuptuar mundësinë e edukimit dhe për të miratuar pjesët e tyre pozitive në sistemin tonë arsimor.

Më pas, profesoresha Gulsah Kaner zhvilloi një takim edhe me dekanin e Fakultetit të Tekonolgjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idirizi, me të cilin diskutuan për shumë tema të rëndësishme, të cilat janë në interes të studentëve dhe të vetë universiteteve.

Dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi e falënderoi profesoreshën Gulsah Kaner për kontributin e saj që po jep në mbështetje të studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, të cilës në shenjë respekti i ndau edhe një mirënjohje. 

Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në të ardhmen të angazhohen që të punojnë në shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e