Prof. Dr. Miftar Memeti - piktori i Nënë Terezës mori pjesë në manifestimin tradicional ,,Festari”

image

Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Miftar Memeti, së bashku me profesorët dhe studentët e vitit të katërt të drejtimeve studimore të grafikës, skulpturës, pikturës dhe drejtimit arsimor, morën pjesë në manifestimin tradicional “Festari” që u mbajt në Therandë të Republikës së Kosovës. Në këtë manifestim, të njohur si Java kulturore ,,Festari”, që u organizua nga 25 deri më 30 shtator të këtij viti, u organizuan ekspozita, koncerte muzikore, shfaqje teatrale dhe koloni të ndryshme të artit.

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, në këtë manifestim mori pjesë me mozaikun e Nënë Terezës, projekt i profesorit Miftar Memeti, së bashku me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit tonë. Ekspozita u prezantua në Galerinë ,,Shtëpia e Fellbahut”, në ditën e parë të manifestimit tradicional ,,Festari”, ndërsa mozaiku i portretit të Nënë Terezës u ndërtua me piktura nga studentët e Fakultetit të Arteve, ndërsa pikturën e fundit në përmbylljen e mozaikut e bëri mbesa e profesorit Miftar Memeti, 6 vjeçarja Lorenza Memeti, e cila morri një duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit në këtë manifestim.

Pas kompletimit të Mozaikut me portretin e Nënë Terezës, dekani i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Miftar Memeti shprehu mirënjohje dhe falënderime për organizatorët e Javës kulturore “Festari”, në Therandë, duke ju uruar suksese për këtë aktivitet kaq të bukur kulturor.

Ai, po ashtu tha se mozaiku me portretin e Nënë Terezës është bërë nëpërmjet ndërlidhjes së procesit artistik me përvoja të ndryshme stilistike, duke i bërë bashkë, veten, profesorët, studentët, veprën dhe publikun. Ai tha se, në këtë mozaik në mënyrë më transparente ka vënë në koherencë tradicionalen me bashkëkohoren, racionalen me iracionalen dhe në këtë mënyrë është koduar artistikisht portreti i Nënë Terezës.

Sipas tij, moment më kreativ i sendëndërtimit të këtij projekti qëndron pikërisht te gërshetimi i modernes me postmodernen dhe montimi i minipikturave të megaportretit të Nënë Terezës.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike morën pjesë në garat ndërkombëtare në
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim