Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i Illinoisit Verior ligjëroi në Universitetin e Tetovës

image

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i Illinoisit Verior të Çikagos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një ligjëratë me temë: “Udhëheqja etike dhe Imagjinata morale”.

Ligjërata u mbajt me studentët e vitit të parë të programit studimor të Shkencave politike, ndërsa të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili si dhe profesorë të Fakultetit Juridik.

Prof. Dr. Patrick Roberts, në ligjëratën e tij, kryesisht u fokusua mbi etikën, komunikimin dhe diversitetin. Rëndësi të veçantë i kushtoi edhe njohjes së dilemës etike, etikës së lidershipit, e cila është e barabartë edhe me lidershipin demokratik.

Sa i përket imagjinatës morale, profesori Roberts tha se imagjinata dhe procesi i vendimmarrjes morale kanë një rëndësi të veçantë tek udhëheqja demokratike. Sipas tij, vendimarja duhet të ndërtohet mbi parimet e diskutimit, me çka imagjinata morale e nxit praktikën këshilluese tek udhëheqja demokratike.

Gjithashtu, studentët bashkë me profesorin Patrick Roberts diskutuan edhe për shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me etikën dhe lidershipin.

Në përfundim të ligjëratës, Prof. Dr. Patrick Roberts, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për bashkëpunimin që ai dhe Universiteti i Illinoisit Verior kanë me Universitetin e Tetovës, Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili i ndau një mirënjohje.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: