Universiteti i Tetovës ndau rreth 100 bursa për studentët ekselentë

image

Universiteti i Tetovës, përmes një ceremonie solemne, sot ndau rreth 100 bursa për studentët ekselentë, të ciklit të parë të studimeve, në vitin akademik 2017/2018. Vendimi i Universitetit të Tetovës për lirim nga participimi i studentëve ekselentë ka dhënë rezultate të dëshiruara dhe nga viti në vit numri i studentëve ekslentë shkon në rritje.

Vendimet për studentët ekselentë i bëri publike Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili tha se Universiteti i Tetovës nga viti në vit po e dëshmon punën e tij të suksesshme, para qytetarëve të vendit tonë dhe më gjerë, vjen më i përgatitur se kurrë më parë, paraqitet fuqishëm para opinionit publik me veprimtarinë e tij akademike, me të arriturat në fushën e arsimit, shkencës dhe veprimtarisë së përgjithshme universitare. “Në mesin e shumë ngjarjeve të rëndësishme që zhvillohen në Universitetin tonë, ndarja e bursave për ekselentët tanë nga të gjithë fakultetet, tashmë zë vendin e merituar, dhe si e tillë, paraqet një nga sukseset tona të përbashkëta. Me këtë rast, në emrin tim dhe në emër të Universitetit, të dekanëve të fakulteteve, profesorëve, studentëve, punonjësve të administratës, Ju shpreh urimet e mia për këtë aktivitet që sot e organizojmë, si njëra nga ngjarjet më të veçanta në veprimtarinë arsimore dhe shkencore të Universitetit të Tetovës, tha Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ai, po ashtu tha se, ne të gjithë së bashku, me përkushtim dhe angazhim serioz kemi arritur t’i realizojmë prioritetet arsimore dhe shkencore të Universitetit, andaj, ndarja e bursave për studentët e dalluar e konfirmon se Universiteti ynë identifikohet si institucioni i cilësisë, i mundësive të mëdha për të rinjtë, i cili është shndërruar në alternativën më të sigurt për arsimimin e brezave ndër vite.  “Më lejoni t’Ju njoftoj se në përputhje me Ligjin për arsimin e të lartë, Statutin e Universitetit dhe me vendim të Senatit, të miratuar edhe nga Rektori, ne sot do të ndajmë bursat universitare për studentë të ciklit të parë, në vitin akademik 2017/2018. Me këtë rast, si Rektor i Universitetit të Tetovës, i përgëzoj ekselentët tanë që i kanë plotësuar kriteret e kërkuara arsimore dhe i kanë fituar bursat universitare në bazë të punës, aftësisë dhe meritës së tyre, dhe njëherit u shprehi mirënjohjen për kontributin që jepni dhe nderin që i bëni Universitetit të Tetovës. Por, mbi të gjitha, respekt dhe mirënjohje të veçantë për prindërit dhe familjet tuaja, që ju kanë mbështetur në këtë rrugë të suksesshme, sepse pa përkrahjen e tyre një arritje e tillë do ishte e paimagjinuar. Ne drejtuesit e Universitetit jemi të vetëdijshëm se na presin edhe detyra dhe angazhime të shumta, por në kushtet dhe standardet që tashmë funksionojmë, si konsolidimin e frymës së bashkëpunimit profesional mes nesh, zhvillimin e debatit arsimor, promovimin e më të aftëve, jam i bindur se jo vetëm që do t’ia dalim përballë çdo beteje, por të gjithë së bashku do ta ruajmë dhe do ta lartësojmë këtë Universitet në nivel të universiteteve bashkëkohorë më prestigjiozë”, shtoi më tej në fjalën e tij Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektor i Universitetit të Tetovës.

Vendimet për lirim nga participimi studentëve të ciklit të parë ua ndanë Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prorektorin për Financa, Prof. Dr. Alifeta Selimi. Në këtë ceremoni, përveç drejtuesve të UT-së, të pranishëm ishin edhe familjarë dhe miq të studentëve ekselentë.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare