Në UT u prezantuan Programet Erasmus Plus dhe Europas

image

Në Universitetin e Tetovës, para stafit akademik dhe studentëve, përfaqësuesi i Programeve Edukuese Evropiane sot i prezantoi programet Erasmus Plus dhe Europas.

Kordinatorja e programit Erasmus Plus nga Universiteti i Tetovës, Shpresa Ademi, tha se Universiteti ynë këtë vit akademik në kadër të këtyre programeve, gjegjësisht në mobilitet i ka të angazhuar gjithsej 10 studentë, të cilët studimet e tyre i ndjekin në universitete të ndryshme  europiane, si dhe një praktikante në Universitetin e Barcelonës. Ajo, po ashtu u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë në këto programe të cilat i ofron Komisioni Evropian në mbështetje të të gjithë studentëve.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare për Mobilitet, Goce Veliçkovski, njëherit edhe përfaqësuesi i Programeve Edukuese Evropiane, theksoi se këto programe në vendin tonë kanë filluar të zbatohen që nga janari i vitit 2014, dhe tani më vite me radhë Republika e Maqedonisë është plotësisht pjesëmarrëse në këto programe, përmes Agjencisë Kombëtare për Programe dhe Mobilitet Arsimor Evropian. “Erasmus Plus është një program drejtues i Komisionit Evropian, i fokusuar në trajnimin e të rinjve për arsim, Agjencia kombëtare e zbaton atë në nivel kombëtar dhe të gjitha veprimet janë në dispozicion për profesorët, studentët, mësuesit, nxënësit,  punëtorët e rinj, si dhe personat e tjerë të interesuar”, tha Goce Veliçkovski.

Për programet Erasmus Plus dhe Europas shprehën interesim të madh studentët nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti