UT organizoi Kongresin ndërkombëtar të shkencave të turizmit, ekonomisë dhe biznesit

image

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, organizoi Kongresin e parë ndërkombëtar të shkencave të turizmit, ekonomisë dhe të biznesit (ICTEBS 2017). Në emër të Universitetit të Tetovës dhe të Rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti, pjesëmarrësve në këtë kongres me fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Ekonomik të UT-së, Prof. Dr. Raman Ismaili, i cili tha se vetë pjesëmarrja e një numri të madh të hulumtuesve vendorë dhe ndërkombëtarë të shkencave turistike, ekonomike, organizative, sociale dhe natyrore në këtë kongres, të cilët do të trajtojnë tema me karakter shkencor dhe profesional, të sfiduara nga zhvillimet bashkëkohore në veprimtaritë, në të gjithë sektorët ekonomikë, dëshmojnë rrugëtimin drejt avancimit shkencor, profesional dhe institucional të universitetit tonë. “Koncepti i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik nuk është edhe aq i përfillur dhe i zhvilluar, jo vetëm te ne, por edhe në shumë vende të rajonit dhe më gjerë. Arsyet për këtë situatë janë të shumta, por arsyet më të forta do të jenë ato për të cilat jemi mbledhur sot këtu, që sëbashku të trajtojmë probleme dhe të arritura në fushën e turizmit, ekonomisë dhe biznesit në vend dhe rajon. Mu për këtë, nevoja e kohës mobilizon të gjitha institucionet relevante të arsimit të lartë, po ashtu edhe institucionet tjera që kanë misione të tilla, dhe janë përgjegjës legjitim që të identifikojnë dhe të ndikojnë në rrjedhat e flukseve turistike për të arritur zhvillim ekonomik të bazuar në njohuri dhe përdorim efikas të burimeve natyrore, efektivitet dhe produktivitet të lartë, njerëz të pasur e të arsimuar, mjedis të ruajtur, trashëgimi historike e kulturore të ruajtur, shtet në të cilin do të ekzistojë partneritet korrekt e fitimprurës mes gjithë veprimtarive të sektorëve të industrive të ndryshme, e sidomos të atij dytësor dhe terciar, ku kryefjalë paraqet veprimtaria bashkëkohore turistike”, tha Prof. Dr. Raman Ismaili.

Ndërsa, koordinatori i këtij Kongresi, Prof. Dr. Irfan Arikan, tha se gjatë këtyre dy ditëve nga punimet që do t’i paraqesin studiuesit, ato mes vete do të debatojnë për zhvillimin ekonomik, përfshirë këtu bizneset dhe turizmin, dhe pas këtyre prezantimeve do të sillen konkluzione dhe rekomandime me të cilat njëherit do të pasurohen teoritë e fushave përkatëse shkencore. ,,Kongresi i parë i turizimit, i organizuar nga Qendra kërkimore shkencore ,,Nobel”, si dhe Universiteti i Tetovës, ka për qëllim të sjell hulumtime të reja shkencore nga hulumtues të ndryshëm, të cilët po ashtu do të ndanin eksperiencat e tyre të ndryshme. Falënderimet tona të veçanta shkojnë për Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, si dhe Drejtorin e Qendrës ,,Nobel”, Prof. Dr. Mehmet Karatash. Po ashtu, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë shfaqur interes dhe kanë kontribuuar për këtë kongres. Jam shumë i bindur që këto dy ditë do të jenë shumë stimuluese për ne dhe për punën tonë të ardhshme”, theksoi Prof. Dr. Irfan Arikan.

 

Po ashtu, gjatë këtij kongresi u tha se, cilësinë e të arriturave të këtij kongresi bindshëm do ta rritë diversiteti i mendimeve shkencore i shprehur në shumëllojshmërinë e punimeve shkencore e profesionale në këndvështrimin e qasjeve kontraverse kundrejt dimensioneve të ndryshme të biznesit, bërjes me të mira materiale dhe shërbimeve në funksion të realizimit të rritjes së ekonomive vendore.  

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare