UT mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Sportive në Tiranë

image

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, respektivisht profesorët e këtij fakulteti, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Sportive “ICSS 2017”, që u organizua në Tiranë, më 3 dhe 4 nëntor, nga Universiteti i Sporteve i Tiranës.        

 

Hapjen e punimeve të Konferencës e bëri Rektori i Universitetit të Sporteve i Tiranës, Prof. Dr. Agron Cuka. Tema e kësaj konference ,,Drejtë së ardhmes” dhe përmbajtja e saj kanë shprehur interesimin tonë për të promovuar një edukim fizik kualitativ, duke përfshirë shëndetësinë, veprimtarinë fizike të lëvizjes, rekreacionin etj., si dhe sportin, sidomos në shkolla dhe në institucione të tjera, duke theksuar rëndësinë e ushtimeve të përditshmë. Sipas tij, kjo konferencë ofron raste të ndryshme të zhvillimit të aktiviteteve fizike, çdonjëri nga sportistët mund të mësojnë nga njëri tjetri duke ndarë dije dhe përvoja.

 

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe të Rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti, pjesëmarrësve të kësaj konference me fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të universitetit tonë, Prof. Dr. Ajri Ziba. ,,Ndjehem i nderuar që më jepet rasti, në emër të Universitetit të Tetovës të Ju drejtohem me fjalë përshëndetëse në hapjen zyrtare të punimeve të Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Sportive, me temë: ,,Drejtë së ardhmes”. Njëherit, Ju shprehi mirënjohjen dhe falënderimet për vlerësimin tuaj ndaj Universitetit tonë, arsimit të lartë dhe përpjekjeve për ruajtjen e zhvillimin e vlerave tona të përbashkëta arsimore dhe kombëtare, për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë dhe avancimin e lirive akademike në universitetet tona. Gjithashtu, ndjehem krenar për faktin që bashkëpunimi mes universiteteve tona ka një traditë të gjatë, si universitete me objektiva të ngjashme, por edhe si institucione të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, më emblematikët për arsimin tonë kombëtar. Me këtë rast, për këtë auditor të çmuar, ju rikujtoj se Universiteti i Tetovës, i themeluar në vitin 1994, ishte kurorëzimi i përpjekjeve të fuqishme të intelektualëve shqiptarë nga vendi ynë, Republika e Kosovës, nga Atdheu ynë – Republika e Shqipërisë, të cilët i vendosën bazat e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, në ato treva shqiptare me tradita arsimdashëse dhe patriotike. Nga përvoja dhe të arriturat e deritashme të Universitetit tonë, e them pa rezerva, se kemi arritur t’i përmbushim synimet tona dhe dita ditës po shënojmë ngritje në cilësinë e studimeve, në rritjen e numrit të studentëve, si në ciklin e studimeve themelore, të magjistraturës dhe doktoratës, në konsolidimin e kuadrit arsimor dhe në fushën e bashkëpunimit me universitet tjera nga vendi dhe nga jashtë. Mund të konstatojmë që Universiteti ynë paraqet një vatër të rëndësishme të dijes dhe shkencës, i cili ka vendosur marrëdhënie reciproke me shumë universitete brenda dhe jashtë vendit, si në kuadër të Rrjetit të Universiteteve Shqiptare dhe përmes Marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit me të gjitha universitetet në Republikën e Shqipërisë. Historia e qytetërimit ka vërtetuar se për të arritur suksese në fusha të caktuara të jetës dhe për të hapëruar me shoqëritë e përparuara perëndimore, duhet investuar dhe duhet ndjekur rrugën e edukimit, arsimimit të brezave, që paraqet kushtin kryesor për një të ardhme më të sigurt”, tha Prof. Dr. Ajri Ziba.

Ai, mes tjerash tha se, ne i çmojmë lartë përpjekjet e universitetit tuaj për zhvillimin e vlerave shkencore, dhe bashkë me ju ndajmë bindjen se, sporti,  kultura, tradita dhe edukimi, çdo ditë e më tepër na afrojnë me civilizimin dhe botën e përparuar. “Ndaj edhe kjo konferencë përtej pjesës shkencore tejet të rëndësishme, vlerësoj se do të shërbejë për të sensibilizuar opinionin se, sa më shumë sport, aq më të shëndetshëm e të suksesshëm do të jemi. Pjesëmarrja e rregullt në aktivitetet fizike e sportive, është thelbësore për shëndetin, mirëqenien dhe rritjen e shëndetshme. Edukimi fizik është pjesë e një shoqërie, sikundër paraqet edhe pasqyrën reale dhe të rëndësishme në zhvillimin e të rinjve. Këto fusha me rëndësi jetike kanë  rolin kryesor në ruajtjen dhe zhvillimin e kombeve, prandaj le të angazhohemi të gjithë në forcimin e institucioneve arsimore, universiteteve që kanë mision të shenjtë për arsimimin, edukimin, emancipimin dhe zhvillimin e vendeve  tona. Ne shqiptarët në Maqedoni, nëpërmjet Universitetit tonë dhe institucioneve të tjera publike e private të arsimit të lartë, edhe në të ardhmen do të bëjmë ç’është e mundur për ta forcuar bashkëpunimin me ju, duke pasur për objektiv zhvillimin dhe përparimin e arsimit kombëtar, unifikimin e sistemit të lartë arsimor sipas normave evropiane, unifikimin e programeve, ekuivalentimin e diplomave universitare, shkëmbimin e përvojave, kuadrit arsimor dhe studentëve, si dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Me këtë rast, përfitoj nga kjo vizitë që t’u drejtoj përshëndetjet e sinqerta vëllazërore edhe universiteteve të tjera të Republikës së Shqipërisë, qofshin ato publike apo private. Në fund, Ju siguroj se do të largohemi për në Tetovë me përshtypjet më të mira nga pritja vëllazërore dhe emocionet që na zgjojnë këto ngjarje të arritjeve tona të përbashkëta në arsimin kombëtar”, shtoi me tej në fjalën e tij, Prof. Dr. Ajri Ziba, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës.

             Në këtë konferencë me punimet e tyre shkencore morën pjesë edhe Doc. Dr. Shpresa Memishi, Prof. Dr. Fadil Mamuti, Prof. Dr. Bexhet Toci, Prof. Dr. Fadil Nika, Doc. Dr. Hyjnor Kica dhe Doc. Dr. Astrit Iseni.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare