Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” garon në ligën e parë të volejbollit të Maqedonisë

image

Në ligën e parë të volejbollit të Maqedonisë, për meshkuj, këtë vit garon edhe Klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës”, i themeluar nga universiteti ynë. Një vit më parë, Universiteti i Tetovës, me të njëjtin emër e themeloi edhe Klubin e volejbollit për femra, i cili për të dytin vit me radhë është pjesë e ligës së parë të volejbollit në Maqedoni.

Klubi i volejbollit për meshkuj i Universitetit të Tetovës drejtohet nga menaxheri, profesori Namikqemal Mustafa, dhe ndihmësi i tij, Mr. Sc. Dardan Dehari. Ata, si skuadër e re ndeshjen e parë të kampionait e kanë zhvilluar me KV ,,Vardari’, por menaxheri i KV ,,Universiteti i Tetovës” tha se, si për fillim ekipi i ka bërë përgaditjet e duhura dhe se do t’u duhej pak kohë që djemtë e ekipit të tij të adaptohen me klubin, nga se pjesa dërmuese e lojtarëve janë të rinj. Skuadra jonë përherë të parë do të merr pjesë në këtë ligë me emrin KV ,,Universiteti i Tetovës”. Përgatitjet, si skuadër i kemi filluar gjatë stinës së pranverës, dikund nga muaji maj, me një ndërprerje gjatë pushimeve të verës dhe këto dy muaj, në shtator dhe tetor kemi punuar dhe besoj që në një të ardhme të afërt me punën e të gjithëve së bashku do t’i arrijmë edhe objektivat tona që i kemi si klub”, tha menaxheri i KV ,,Universiteti i Tetovës”, Namikqemal Mustafa.

Ndihmës trajneri, Mr. Sc. Dardan Dehari beson se KV ,,Universiteti i Tetovës” i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që t’i kundërvihet çdo kundërshtari në ligë, duke shtuar se në një të ardhme të afërt ky klub do të ngjitet në piadestalin më të lartë. “Do t’i kundërvihemi çdo ekipi që garon së bashku me ne në ligën e parë. Në sport  gjithçka është relative, mendoj si ekip, si në eksperiencë ashtu edhe në moshë jemi shumë të ri, mirëpo kjo tregon për një jetëgjatësi më të madhe dhe mendoj që shumë shpejt ne do të ngjitemi në piedestalin më të lartë”, theksoi Mr. Sc. Dardan Dehari.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Hamza Veseli shprehet optimist se deri në përmbyllje të kampionatit, ekipi i tyre do të luftojë për një pozitë të mirë në renditjen tabelare të klubeve të volejbollit. “Dua ta falënderoj Universitetin e Tetovës dhe Rektorin Prof. dr. Vullnet Ameti që na mundësoi të gjithë të marrim një hap frymëdhënës që do të na sjell rezultate të reja dhe mendoj se  jemi të përgatitur deri diku pasi që ekipi është me lojtarë të ri dhe disa me më pak përvojë. Por, ne në çdo ndeshje që do ta zhvillojmë do të synojmë fitore, dhe shpresoj se deri në fund të kampionatit do t’ia arrijmë qëllimit”, u shpreh kapiteni Hamza Veseli.

Në kampionatin e ri të  volejbollit  të Maqedonisë për meshkuj, garojnë 9 ekipe, KV ,,Universiterti i Tetovës”, ,,Strumica”, ,,Vesna” nga Probishtipi, ,,Vardari”, ,,Studenti” nga Shtipi, KV ,,Leshok”,  ,,Liria”, ,,Shutova” dhe ,,Borec”.

Po ashtu, Klubi i volejbollit ,,Universiteti i Tetovës” për femra, këtë vit në ligën e parë të kësaj kategorie, në ndeshjen e javës së tretë të sezonit vjeshtor 2017/2018 shënoi fitoren e radhës, ku në qytetin e Strumicës, studentet tetovare e mundën ekipin ,,Makedonia Maks”, me rezultain maksimal 0-3 në sete.  Pas tri xhirove të zhvilluara në ligën e parë të volejbollit të Maqedonisë për femra, KV ,,Universiteti i Tetovës”, për femra, nën menaxhimin e profesoreshës Laureta Abazi ka të fituara 9 pikë maksimale dhe qëndron në vendin e parë.

 

 Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare