Përfaqësuesit e organizatës HWPL (Heavenly Culture, World Peace, Restoration of Light) e vizituan Parlamentin Studentor të UT-së

image

Dy përfaqësuese nga organizata HWPL (Heavenly Culture, World Peace, Restoration of Light) në sferën e Youth Group-it, Sophia dhe Liz Kim, e vizituan sot Parlamentin Studentor të Universitetit të Tetovës, me qëllim të formimit të një grupi rinor në Republikën e Masedonisë, që përmes aktiviteteve të promovojnë paqe dhe vlerat më të larta demokratike.

Kjo organizatë synon paqe mbarëbotërore dhe vetëdijesim mbi aktivitetet paqësore. Përfaqësueset nga afër u njoftuan me aktivitetet e Parlamentit Studentor dhe e vlerësuan shumë rolin e Parlamentit Studentor në shoqëri, për kontributin dhe progresin e arritur.

Qëllimi i bashkëpunimit ishte inkuadrimi i studentëve në organizatën IPYG (International Peace Youth Group) dhe shkëmbyen ide për aktivitetet në vijim, për promovimin e paqes përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi, pas takimit me përfaqësuesit e kësaj organizate tha se, është kënaqësi që të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim promovimin e paqes dhe demokracisë. “Kjo lëvizje formon komitete në Departamentin e Informimit Publik të Kombeve të Bashkuara, që njëzëri të gjithë të përqafojmë një ligj të zbatueshëm me Deklaratën e Paqes, nga e cila deklaratë pasqyrohet vullneti dhe dëshira e të gjithë atyre që punojnë dhe kontribuojnë në ruajtjen e paqes në vend. Përfaqësueset u njoftuan edhe rreth rolit të Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor dhe aktivitetet që kjo qendër i zvillon në kuadër të Universitetit të Tetovës”, tha Donika Kamberi, kryetare e PS-UT.

Nga kjo organizatë njoftuan se në qindra qytete, përfshirë Sydney, New York City, Manila, Shangaj, Cape Town dhe Oakland, të rinjtë, gratë dhe të gjithë qytetarët do të marshojnë për paqe, duke zëvendësuar një kulturë të luftës me një kulturë të paqes. 

 

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga