Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!

image

Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e mia më të sinqerta me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. 

Shpallja e Pavarësisë është ngjarja më e rëndësishme e historisë sonë kombëtare. Ajo ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Nën Flamurin Kuq e Zi, të parët tanë me sakrifica të mëdha ia dolën ta trasojnë të ardhmen e kombit shqiptar.

28 Nëntori i vitit 1912 hapi një etapë të re në historinë e popullit shqiptar, duke e shndërruar kombin tonë në faktor të rëndësishëm stabiliteti, me orientim properëndimor dhe të denjë për të aspiruar në integrimet euroatlantike.

 

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Gëzuar 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

 

Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

 

Rektor i Universitetit të Tetovës

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga