Studentët e UT-së debatuan për Ligjin e ri për arsimin e lartë në Maqedoni

image

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me “Demokracy Lab” dhe USAID, sot organizoi debat kushtuar Ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, Listën e Shangait, përfshirë këtu efektet, avantazhet dhe disavantazhet e kësaj liste.

Koordinatori i ECTS-së në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se kjo iniciativë e studentëve është për tu përshëndetur, dhe se në Ligjin për arsimin e lartë duhet të jenë të kyçur studentët bashkë me komunitetin akademik. “Sot, bashkë me studentët diskutuam lidhur me mundësitë të cilat dalin nga analizat që janë aktuale në shumë vende evropiane, si dhe për risitë të cilat i sjell sistemi i Bolonjës, që ne si nënshkrues duhet t’i zbatojmë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë do të merremi me analizën e pasojave që i ka sjell Ligji për arsimin e lartë, në veçanti komponenti I cila flet për rangimin e universiteteve. Studentët diskutuan edhe për përvojat të cilat janë shumë pozitive në vendet tjera, me mundësi që të njëjtat të inkorporohen në ndryshimet e ardhshme ligjore, të cilat do të parashihen. Është një iniciativë shumë domethënëse e studenteve që edhe ne si komunitet akademik do të kyçemi në këtë proces dhe kjo është për t’u përshëndetur”, tha Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi tha se ky debat ka për qëllim edhe kyçjen e studentëve në ndryshimet e Ligjit për arsimin sipëror. “Parlamenti studentor, së bashku me Demokracy Lab dhe me financim të USAID-it, po realizon një projekt për ndërgjegjësim të popullatës dhe shoqërisë mbi Ligjin për arsimin e lartë dhe Listën e Shangait, konkretisht rangimin e universiteteve. Ne mendojmë që rangimi dhe Ligji për arsimin e lartë, si dhe temat të cilat trajtohen aty, janë gjithmonë koherente dhe të diskutueshme derisa nuk justifikon asgjë tjetër përveç ndryshimit. Me këtë plenum studentor, jo rastësisht e organizuam këtë panel diskutimi, me të vetmin qëllim që t’i paraprijmë sjelljes së Ligjit për arsimin e lartë, pasi është në fazë diskutimi”, theksoi Donika Kamberi, Kryetare e Parlamentit Studentor të UT-së.

               Studenti Erblin Mustafi nga Fakulteti Juridik tha se ligji duhet të bëjë dallime në mes universiteteve publike dhe atyre private, sipas tij, Lista e Shangait në të shumtën e rasteve më lartë i ka ranguar universitetet private se sa ato publike, nga se vlerësimin për rangimin e universiteteve e ka bërë me direktiva politike jo me kritere të duhura vlerësimi. Kurse, studentja Merita Ahmeti, po ashtu nga Fakulteti Juridik, në fjalën e saj kryesisht u fokusua tek Lista e Shangait, e cila sipas saj kohëve të fundit ka qenë mjaftë e diskutueshme, duke pasur parasysh se është e paqartë, e turbullt dhe nuk jep justifikime. Ajo, më tej shtoi se në të gjitha rangimet që i bënë Lista e Shangait, asnjëherë nuk janë marrë parasysh kriteret të cilat duhet të merren për bazë në rangim, si cilësia në arsim, kërkimet shkencore, publikimet, numrin e studentëve, kushtet që ofrojnë universitetet.

               Edhe studentja Bjondina Lloga nga Fakulteti Juridik, në fjalën e saj u fokusua rreth qasjes së punësimit, duke bërë paralele dhe komparacion mes universiteteve publike dhe private.  Siç shtoi ajo, në konkurset e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjithmonë potencohet fakti se përparësi punësimi kanë studentët që kanë kryer në universitetet publike, por meqenëse si kriter bazë e kanë caktuar notën mesatare, atëherë gjithmonë në këto lista kryesojnë studentët e universiteteve private, duke marrë parasysh mënyrën e vlerësimit.

Studenti i Fakulteti Ekonomik, Agon Çiçe, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së Parlamentit Studentor të UT-së, tha se në debatin për ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë duhet të kyçet edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës. Ai, po ashtu tha se Qeveria e Maqedonisë duhet të parasheh edhe buxhet për organizatat studentore, respektivisht Parlamentet Studentore që funksionojnë si organe të pavarura të studentëve nëpër universitetet publike dhe ato private. Ai, më tej tha se Qeveria, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duhet të krijojë një buxhet permanent për çdo parlament studentor, bazuar në disa kritere të cilat do të merren si bazë për mbështetje të aktiviteteve studentore.

               Në këtë debat të pranishëm ishin edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, profesorë dhe studentë të Universitetit tonë, ndërsa studentët parashtruan edhe disa pyetje për studentët panelistë.  

 

Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: