Në vigjilje të 23 vjetorit të themelimit të UT-së Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi disa aktivitete sportive

image

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës Fizike i universitetit tonë, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor organizuan turnirin tradicional në futboll të vogël.

Në këtë turnir kanë garuar ekipe të studentëve nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës, ndërsa finalja u zhvillua sot, më 4 dhjetor 2017, mes dy skuadrave më të mira, ekipit të Fakultetit të Administrim Biznesit dhe ekipit të Fakultetit Juridik. Ndeshja përfundoi me rezultat 5:5, ndërsa fituesi u përcaktua pas gjuajtjeve të penalltive, ku ekipi i Fakultetit Juridik fitoi me rezultat 2:1 ndaj ekipit të Fakultetit të Administrim Biznesit. Për vitin akademik 2017/18, fitues i turnirit në futboll të vogël u shpall ekipi i Fakultetit Juridik, pasi e mposhti ekipin e Fakultetit të Administrim Biznesit me rezultat të përgjithshëm 7:6.

Fituesit të këtij turniri, ekipit të Fakultetit Juridik, kupën e vendit të parë ia ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Bashkë me kupën kampion që për çdo vit kalon tek ekipi fitues i turnirit. Për fituesit e vendit të dytë, ekipin e Fakultetit të Administrim Biznesit, kupën e ndau trajneri i Klubit futbollistik ,,Shkëndija” të Tetovës, z. Qatip Osmani, i cili ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të kësaj finale, kurse kupën për fituesit e vendit të tretë, për ekipin e Fakultetit Filologjik e ndau dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Ajri Ziba.

Po ashtu, sot në shënimin e aktiviteteve për 23 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës u luajt edhe një ndeshje revyale në volejboll, nga Klubi i volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës. Për pjesëmarrësit në këtë ndeshje, si dhe referat dhe menaxheren e këtij klubi u ndanë mirënjohje nga Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi.

Deri më tani, fitues të turnirit kanë qenë ekipi i Fakultetit Ekonomik, në vitin akademik 2014/15, ekipi i Fakulteti të Kulturës Fizike, në vitin akademik 2015/16, ekipi i Fakultetit të Administrim Biznesit, në vitin akademik 2016/17 dhe për këtë vit u shpall fitues ekipi i Fakultetit Juridik i UT-së

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: