23 Vjet UT - Fakulteti i Arteve e hapi ekspozitën artistike

image

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun e aktiviteteve me rastin e shënimit të përvjetorit të radhës të këtij institucioni arsimor.

Me këtë ngjarje pedagogët e Fakultetit të Arteve, nëpërmjet kontributit të tyre artistik u dhanë kuptim dy misioneve të kësaj ekspozite. Ashtu siç universiteti ynë po e shënon rritën e tij nëpër vite dhe dekada, edhe kjo ekspozitë shpalosi konsolidimin e identitetit artistik të akademisë sonë.

Profesoresha e Historisë së Artit në Fakultetin e Arteve, Dr. Jëlldëz Asani, tha se përmes kësaj ekspozite, krijuesit tanë,  përpos titullit më se të merituar si profesor të cilët kanë ndikim motivues për studentët e tyre, njëkohësisht, përmes penelit, daltës dhe mjeteve tjera teknike figurative dhe jo figurative përcjellin ide dhe mesazhe me gjuhën bashkëkohore artistike. ”Një pjesë e mirë e veprave bazohen në motive tradicionale, burime mitologjike apo kompozicione të imagjinuara me sensacione të ngjyrës, toneve, vijave, shkronjave, të cilat sipas artistëve janë pjesë e privilegjuar e shprehjes së identitetit shqiptar. Paraqitja pamore dhe regjimi estetik është realiteti në të cilën ato janë pjesëmarrës, ndërhyjnë, veprojnë apo ndërmjetësojnë me punën e tyre. Me ndihmën dhe kombinimin e teknikave dhe materialeve të ndryshme, të shprehur me gjuhën e gjinive tradicionale figurative: pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit, artistët ofrojnë copëza nga opusi i begatë modernist dhe post-modernist stilistik”, theksoi profesoresha universitare, Dr. Jëlldëz Asani.

Po ashtu ajo më tej shtoi se, arti mbetet një mision fisnik për tu bërë hapësirë e të gjitha alternativave, këndvështrimeve, dhe e të gjithë krijuesve që sjellin me vete prurje pamore nga më të ndryshmet.

            Në hapjen e ekspozitës të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, Kryetarja e Parlamentit Studentor Donika Kamberi, dekanë, senatorë, profesorë dhe studentë.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: