Në UT u shënua 3 dhjetori, Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

image

Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta”, Katedra e Edukimit Special dhe Rehabilitimit e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës për të pestin vit me radhë e shënoi 3 dhjetorin, të njohur botërisht si Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta. 

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Fadbi Osmani, tha se shënimi i kësaj date ka për qëllim të sensibilizojë opinionin e gjerë shkencor dhe profesional, për një qasje më gjithëpërfshirëse në identifikimin dhe trajtimin e personave me nevoja të veçanta, kur kemi parasysh faktin se numri i tyre sa vjen e rritet me fëmijët autik dhe hiperaktiv. “Për këtë dhe shkaqe të tjera shtrohen pyetje dhe dilema të shumta në mesin e të cilave do të përmendim: Pse është e nevojshme akoma më shumë të sensibilizohen çështjet e personave me nevoja të veçanta; Çka është bërë, çka duhet bërë dhe cilat janë hapat e mëtejmë në këtë drejtim; Cila është qasja e vendit tonë në zgjidhjen e problemeve të përditshme të personave me nevoja të veçanta; Cilat janë aspektet kryesore të edukimit të fëmijëve dhe nxënësve me nevoja të veçanta; Sa fëmijët me nevoja të veçanta realisht janë pjesë integrale e sistemit të edukimit; Sa është e përgatitur shkolla aktuale të ballafaqohet me sfidat e edukimit të kategorisë së fëmijëve me nevoja të veçanta etj.” – tha Prof. Dr. Fadbi Osmani.

Ndërsa Shefi i Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit, Prof. Dr. Buniamin Memedi tha se në manifestimin e parë që e kemi bërë në Universitetin tonë është potencuar se krijimi i kuadrit të mirëfilltë, i cili do të merret në mënyrë profesionale me trajtimin, deinstitucionalizimin, qasjen integruese, diagnostikimin dhe rehabilitimin e këtyre personave do të jetë prioritet i katedrës sonë. “Sot pas 5 viteve  të akreditimit te programit tonë studimor para jush kemi 18 edukatorët e parë special dhe rehabilitatorë, të cilët kanë arritur kompetenca të larta profesionale për t’u ballafaquar me sfidat e problemeve, vështirësive, pengesave, dëmtimeve e deri te çrregullimet pervazive të spektrit të autizmit.  Ju them me plot përgjegjësi se studentët tanë gjatë provimeve dhe  mbrojtjeve të temave të diplomës tregojnë kompetenca të larta profesionale” – theksoi Prof. Dr. Buniamin Memedi

Fëmijët me nevoja të veçanta, bashkë me ndihmën e studentëve, interpretuan një këngë, ndërsa për të pranishmit interpretoi edhe rrok grupi tetovar Elita 5 si dhe u shfaq një film me metrazh të shkurtër me mesazh sensibilizues të titulluar Pa mure.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave me aftësi të kufizuar në botë është i madh dhe vazhdimisht rritet. Mbi një miliard e popullatës njerëzore në botë kanë një formë të aftësisë së kufizuar,nga të cilët mbi 200 milion janë fëmijë, kurse 110 milion deri 190 milion njerëz kanë vështirësi të konsiderueshme në funksionim.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: