UT ndau bursa për studentët e dalluar të studimeve të magjistraturës

image

Universiteti i Tetovës, sot në mënyrë solemne, studentëve ekselentë të studimeve të ciklit të dytë të magjistraturës ua ndau vendimet për lirim nga participimi.

Studentët e ciklit të dytë të magjistraturës fillimisht u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim Prof. Dr. Reshat Qahili dhe përgjegjësi i Zyrës për Arsim, Doc. Dr. Ibrahim Neziri.

Rektori i Universitetit të Tetovës tha se në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit të Tetovës dhe me vendim të Senatit, sot ndahen bursat universitare për studentët e ciklit të dytë të studimeve në vitin akademik 2017/2018. “Universiteti i Tetovës edhe një herë dëshmoi se është një ndër institucionet më serioze në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, duke respektuar Vendimin e Senatit të Universitetit të Tetovës, të cilin e solli në vitin 2013, që studentët ekselentë universiteti t’i vlerësojë dhe t’i çmojë duke u dhënë bursa për studimet e ciklit të dytë të magjistraturës. Kjo është një vlerë e jona institucionale dhe akademike që në një të ardhme shumë të shpejtë këta ekselentë të bëhen promotorë të lëvizjeve shoqërore dhe institucionale në Republikën e Maqedonisë. Dhashtë Zoti që këta studentë së shpejti t’i bashkëngjiten klasës akademike, sektorit të biznesit dhe të jenë drejtues të institucioneve të ndryshme në vendin tonë. Universiteti i Tetovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë që studentët ekselentë t’i stimulojë dhe t’i mbështetë në realizimin e ideve dhe projekteve inovative të tyre” – tha Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Studentët ekselentë shprehën falënderime dhe mirënjohje ndaj Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe udhëheqësisë së Universitetit të Tetovës për mbështetjen e tyre që i kanë dhënë këtij akti që studentët më të dalluar në mesatare,  të lirohen nga pagesa e participimit të semestrit.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e