Shqipëria e vlerëson kontributin intelektual të Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, Dekanit të Fakultetit Filologjik të UT-së

image

Më 8 dhjetor 2017, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, organizata ndërkombëtare e krijuesve letrarë, PEN ALBANIA, Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit – Dekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Tetovës, i akordoi çmimin për kontribut intelektual në  fushën e studimeve albanologjike.

Këtë çmim Dekanit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, ia dhuroi presidentja e Qendrës PEN në Shqipëri, Entela Kasi. Ajo tha se letërsia është atdheu universal i njerëzimit dhe është përmasë dhe dimension lirie. “Punët e artit mbeten pasuri e çmuar për njerëzimin pavarësisht përkatësisë etnike, gjuhësore, racës, religjionit dhe bindjeve politike! Falënderim dhe mirënjohje të thellë për personalitetet e kulturës, të cilët në kohë e mot të vështirë nderuan Qendrën PEN të Shqipërisë me ardhjen e tyre në Tiranë, për të nënshkruar Kartën e PEN International: Ali Daci, Safet Vrbički Hadrović, Flamur Shala, Fatmir Sulejmani, Flutura Açka, Nuradin Imeraj. Një falënderim i veçantë sekretariatit të Qendrës PEN të Shqipërisë, znj. Prenda Sejdia, Eglantina Mirashi, Edmond Petraj për qasjen edhe vullnetin e tyre për të menaxhuar veprimtaritë e PEN në Shqipëri. Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e shkrimtarit Sadik Bejko për punën e përbashkët në drejtimin e kësaj qendre të rëndësishme për kulturën kombëtare në vend dhe në botë. Falënderim dhe mirënjohje më të thellë për Kryetarin e Bordit drejtues të Qendrës PEN të Shqipërisë, z. Cerciz Loloci, i cili me dinjitet ka mundur të drejtojë punët e PEN Albania në Shqipëri, ku klima, mjedisi dhe mundësitë shpesh kanë qenë të vështira” – tha Entela Kasi, presidente e Qendrës PEN në Shqipëri.

Ndërsa Dekani i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmani, tha se me këtë çmim i është njohur dhe nderuar e gjithë veprimtaria e tij ndër vite. “Çmimin e akorduar nga PEN ALBANIA e konsideroj si respekt serioz ndaj kontributit tim modest në fushën e studimeve albanologjike – në mbrojtjen e vlerave gjuhësore, letrare e kulturore shqiptare dhe në kultivimin dhe promovimin e tyre… Çmimin e konsideroj dhe si satisfaksion për gjithë veprimtarinë time 35 vjeçare si publicist, botues, krijues letrar, përkthyes, profesor universitar dhe studiues i letërsisë” –tha Prof. Dr. Fatmir Sulejmani.

Ndryshe PEN International është themeluar në Londër në vitin 1921 me qëllim zhvillimin e dialogut, komunikimit për të garantuar stabilitetin dhe bashkëpunimin pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, racës, bindjeve politike në çdo kohë e në çdo vend. Është garancë për të drejtat themelore të njeriut, lirinë e shprehjes, të drejtat gjuhësore dhe poashtu promovues i dialogut, stabilitetit, paqes në të gjitha vendet e botës. Qendra PEN e Shqipërisë funksionon në bazë të Kartës Ndërkombëtare të PEN International duke respektuar statusin dhe parimet e PEN International.  

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e