Studentët e Fakultetit Juridik të UT-së e vizituan Kuvendin e Maqedonisë

image

Studentët Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga Doc. Dr. Jusuf Zejneli dhe Prof. Dr.Ylber Sela, realizuan një vizitë studimore - profesionale në institucionin më të lartë juridik-ligjdhënës, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kuvendin e Maqedonisë, studentët u pritën në takim nga Kryetari i Kuvendit, z.Talat Xhaferi, i cili para studentëve foli mbi specifikat e organizimit, veprimtarisë dhe punës së tërësishme të parlamentit. Ai më tej i njoftoi studentët për procedurën ligjdhënëse, rastet e përdorimit të parimit të Badinterit, rolin e subjekteve politike dhe debatet mes tyre në frymën e miratimit të ligjeve cilësore dhe gjithashtu realizoi një debat të frytshëm me studentët, duke u mundësuar atyre të njoftohen me të gjitha çështjet e interesuara.

Studentët më pas i vizituan edhe shërbimet profesionale të parlamentit, ku për së afërmi u njohën në mënyrë praktike me zhvillimin e seancave parlamentare, duke filluar nga mënyra e zgjedhjes së deputetëve, e cila përcaktohet me Kodin Zgjedhor, thirrjen e seancave, udhëheqjen e tyre, rolin e Kryetarit të Kuvendit, Nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Institutit Parlamentar si dhe sektorëve të cilët organizohen dhe funksionojnë në kuadër të tij. Ata u njohën edhe me mënyrën e realizimit të procesit të koordinimit të Kryetarit të Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Ata poashtu u njohën drejtpërdrejt organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si institucion i cili miraton ligjet, kushtetutën e vendit, zgjedh dhe kontrollon qeverinë si dhe shumë funksione të tjera.

Kryeparlamentarit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi nga ana e profesorëve dhe studentëve ia dhuruan botimet e Revistës Shkencore Ndërkombëtare Justicia, që botohet nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Sot në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
image Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4.
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, më
image Ardita Osmani, studente e drejtimit studimor – Violë në Fakultetin e Arteve të Universitetit
image   Me iniciativë të profesorëve, Doc. Dr. Dashmir Idrizit dhe Prof. Assoc. Dr. Astrit Memias,