Në UT Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantoi projektet Horizon 2020, COST dhe CEEPUS

image

Në Universitetin e Tetovës, sot para prodekanëve për shkencë të fakulteteve tona dhe drejtuesve të disa sektorëve, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë, prezantuan disa projekte ndërkombëtare që financohen nga Unioni Evropian, në të cilat mund të aplikojnë profesorët e Universitetit tonë.

Përgjegjësi për Shkencë dhe Inovacion në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë, Bardhyl Tushi, tha se në këtë takim, enkas  për Universitetin e Tetovës, u prezantuan mundësitë e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme ndërkombëtare. Sipas tij, këtu përfshihen projektet: Horizon 2020, COST, CEEPUS dhe platforma tjera të bashkëpunimit shkencor.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, të pranishmit në këtë aktivitet i përshëndeti Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani. Ai i falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit për angazhimin e tyre në prezantimin e këtyre projekteve para prorektorëve për shkencë dhe koordinatorëve të projekteve në Universitetin e Tetovës. Ai po ashtu tha se Universiteti i Tetovës do të bëjë çmos që të kyçet në këto projekte dhe se do të vë në dispozicion të gjitha shërbimet për të ndihmuar të gjithë ata profesorë, të cilët dëshirojnë të kyçen në këto projekte.

Këto projekte në Universitetin tonë u prezantuan për herë të parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjatë debatit prodekanët për shkencë ndanë mendimin se të gjithë së bashku me koordinatorët e projekteve, duhet të vënë në funksion të gjitha mekanizmat që të gjithë profesorëve, të cilët kanë projekte ose duan të përgatisin projekte për të marrë pjesë në këto programe, t’u japin mbështetje maksimale.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Sot në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
image Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4.
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, më
image Ardita Osmani, studente e drejtimit studimor – Violë në Fakultetin e Arteve të Universitetit
image   Me iniciativë të profesorëve, Doc. Dr. Dashmir Idrizit dhe Prof. Assoc. Dr. Astrit Memias,