Studentët e UT-së organizuan seancë të improvizuar gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe publike

image

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Bashkim Selmanit, e përmbyllën semestrin dimëror me improvizimin e një seance të simuluar gjyqësore me moton “Të mbrojmë të drejtat tona pronësore dhe ato publike”.

Dekani i Fakulteti Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi, tha se qëllimi i kësaj seance të sotme konsiston në simulimin nga ana e studentëve si dhe krijimin e një ambienti të përbashkët për nxitje të debateve në frymën akademike. “Një ndër qëllimet kryesore të këtij aktiviteti shkencor është të identifikojë dhe të ndajë ide e zgjidhje praktike të bazuara në evidencën shkencore që mbështesin objektivat e mirëqeverisjes dhe demokracisë, duke e orientuar këtë proces në harmonizimin e tri aspekteve kryesore që janë mirëqeverisja dhe shteti, shoqëria si dhe e drejta” – theksoi Prof. Dr. Ferat Polisi.

Në bazë të studimeve shkencore që janë bërë në terren dhe nga anketimi me palët e dëmtuara, mbi 64.3% e kësaj kategorie të të dëmtuarve nuk janë të kënaqur me drejtësinë për mbrojtjen e të drejtave pronësore në Maqedoni. 

Profesori Bashkim Selmani tha se “Shikuar në këtë prizëm, ngremë zërin kundër kufizimit, rrezikimit dhe kërcënimit nga kriminaliteti pronësor në sistemin e gjyqësisë në vendin tonë. Organizimi i seancës së simuluar gjyqësore ka për qëllim që të japë mesazhin e shkaqeve të humbjes së të mirave materiale të qytetarëve, të cilët dëmtohen pikërisht nga aktgjykimet gjyqësore dhe nuk mund t’u kompensohet dëmi material në kohën e duhur, sepse gjykatat penale i udhëzojnë palët në kontest civil, gjë që i zgjat akoma më shumë procedurat juridike – civile. Ky vakum kohor mundëson asgjësimin, humbjen e vlerës, gjësendeve me vlerë apo shitjen e tyre personave të tretë, sa që në të shumtën e rasteve procedurat juridike -  civile për viktimat dalin me kosto më të larta se gjësendet e humbura dhe të vjedhura me dhunë nga ana e keqbërësve.”

Po ashtu studentët përmes kësaj seance të improvizuar kërkuan që në reformat eventuale në sistemin e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë të merret parasysh edhe ky segment shumë i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat pronësore nga kriminaliteti pronësor.

 

 

Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e