Studentët e psikologjisë realizuan praktikë në kompaninë “Vezë Sharri” në sektorin e marketingut

image

Studentët e psikologjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës, në kuadër të lëndës Psikologjia e marketingut, me udhëheqës të lëndës Doc. Dr. Ibrahim Neziri dhe Ass. Naser Ramadani, realizuan praktikë njëditore në sektorin e marketingut të kompanisë “Vezë Sharri” në Trebosh.

Qëllimi i praktikës ishte që studentët të njoftohen për strategjitë e marketingut të kësaj kompanie, aplikimin e analizave mbi sjelljen e konsumatorëve, analizat psikologjike të konsumatorit dhe përcjelljen e informacionit përmes kanaleve të ndryshme të marketingut. Sektori i marketingut ofroi informacione të rëndësishme për studentët, duke demonstruar në mënyrë konkrete se si menaxhohen strategjitë e kompanisë përmes analizës së tregut.

Me anë të kësaj praktike, studentët realizuan me sukses njërën nga kërkesat, që janë të përcaktuara në kuadër të lëndës, ndërkaq kjo formë e bashkëpunimit edhe më tej do të jetë një faktor i rëndësishëm i realizimit të qëllimeve mësimore.

 

Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti