Kompania amerikane “Source 1 Solution HQ” i dorëzoi UT-së donacion me pajisje teknologjike

image

Kompania për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë informative  “Source 1 Solution HQ” me seli në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dorëzoi Universitetit të Tetovës një donacion me pajisje teknologjike për rrjete dhe server, me vlerë rreth 100 mijë euro.  Për këtë donacion të ndarë nga kompania “Source 1 Solution HQ”  për Universitetin e Tetovës ka ndërmjetësuar përfaqësuesi i kësaj kompanie, z. Besnik Baftijari,  njëherit edhe inxhinier rrjeti në këtë kompani.

Kompania “Source 1 Solution HQ” dhe Universiteti i Tetovës po ashtu kanë firmosur edhe një marrëveshje bashkëpunimi, ku parashihet zbatimi i veprimtarive për trajnim dhe përsosje profesionale të studentëve në programin studimor Informatikë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Universitetin e Tetovës.

Me këtë marrëveshje, kjo kompani së bashku me Zyrën për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion si dhe me Zyrën për Teknologji Informative të Universitetit të Tetovës në hapësirat e Universitetit tonë do të krijojnë edhe Qendrën Inovative me pajisje të teknologjisë informative,  “Source 1 Solution Innovation Center”.

Përgjegjësi i Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe Inovacion në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Agon Memeti, tha se objektivi i përgjithshëm i këtij memorandumi është që përmes bashkëpunimit reciprok të mundësohet përgatitja në kohë dhe efikase e kësaj qendre si dhe realizimi i trajnimeve të parapara. “Objektivi i veçantë është që me anë të leksioneve konkrete, pjesëmarrësit në program të fitojnë njohuri, t’i avancojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e teknologjisë së tanishme si Cisco, Brocade, Windows, VMware, Citrix, Wireless etj” - tha Doc. Dr. Agon Memeti.

 Sipas kësaj marrëveshjeje Kompania “Source 1 Solution HQ” do ta mbështetë dhe do të marrë pjesë në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për realizimin e trajnimit të studentëve të paraqitur, ndërsa Universiteti i Tetovës do të sigurojë hapësira dhe personel për realizimin e trajnimeve të studentëve si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e të njëjtave.

 

 

Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e