UT i ndau indeksat për gjeneratën e tretë të doktorantëve

image

Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u prezantua gjenerata e tretë e doktorantëve, në të cilën Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, solemnisht ua ndau indeksat doktorantëve, që do t’i ndjekin studimet e ciklit të tretë në fakultetet e UT-së.

Përgjegjësi i Zyrës për Studime të Doktoraturës, Doc. Dr. Kushtrim Ahmeti, para doktorantëve e prezantoi strukturën e programeve studimore dhe i njoftoi ata me obligimet që i presin gjatë 6 semestrave të ardhshëm. Ai tha se organizimi i studimeve të doktoratës në nivel universiteti siguron kualitet të lartë, konkurs të përbashkët me kritere të unifikuara pranimi dhe procedurë administrative të unifikuar dhe të njëjtat organizohen në përputhje me standardet evropiane për arsim të lartë dhe sigurimin e cilësisë.

Doktorantët gjithashtu i përshëndeti edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili duke u uruar sukses, i siguroi doktorantët se Universiteti është i angazhuar në promovimin e vlerave të mirëfillta akademike dhe në përkrahjen e shkencëtarëve të rinj. Ai gjithashtu tha se doktorantët, gjatë gjithë procesit do ta kenë përkrahjen institucionale në përmbushjen e obligimeve akademike që dalin nga programet studimore, duke synuar në vazhdimësi avancimin e hulumtimeve shkencore.

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti