Profesor Remzi Nesimi doajen i arsimit dhe kulturës shqiptare

image

 

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Profesor  Remzi Nesimi doajen i arsimit dhe kulturës shqiptare

Universiteti  i Tetovës, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Remzi Nesimit, intelektualit të respektuar në mbarë hapësirën shqiptare.

Profesor Remziu ishte  pishtar i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni si dhe studiues i zellshëm i shqipes. Me punën e frytshme arsimore, shkencore e kulturore ka dhënë ndihmesë shumë të çmuar për përvetësimin e normës letrare në shkollat shqipe, në mediet e shkruara dhe elektronike në Maqedoni dhe përgjithësisht për kultivimin, pasurimin, ruajtjen e pastërtisë së shqipes nga elementet e huaja.

Prof. Dr. Remzi Nesimi ishte një intelektual i rrallë, një figurë me diapazon të gjerë, vlerat e tij qëndrojnë në shumë rrafshe, por kontributin më të madh e dha në rrafshin gjuhësor. Trashëgimia në lëmin e gjuhës është shumë e madhe. Me këtë veprimtari, Prof. Dr. Remzi Nesimi, kishte pikësynim kryesor  realizimin e idealeve të rilindësve tanë, që luftuan pareshtur për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe për përdorimin e drejtë të saj sipas rregullave të standardizimit.

Më se gjysmë shekulli, me përkushtim e vetëmohim punoi për ngritjen e përgjithshme arsimore e kulturore dhe të vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni e më gjerë, për të lëvruar, kodifikuar dhe përpunuar shqipen standarde. Me veprimtarinë e shumanshme, profesor Remziu  kontribuoi fuqishëm për të ngritur gjithnjë e më lart piramidën e përbashkët kombëtare.    

Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës u shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Nesimi, bashkëpunëtoreve, studentëve, dashamirëve, kolegëve dhe miqve të Tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Prof. Dr. Remzi Nesimin!

Tetovë, më 4 shkurt 2018                                         Rektori

                                                 Prof. Dr. Vullnet Ameti                         

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës sot u bë promovimi i
image Në Universitetin e Tetovës, më 19 shkurt 2018, u promovua libri “TERRITORI I LUFTËS
image Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tetovës, Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, Universitetin
image   Me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, homazhet te
image Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e