GËZUAR 7 MARSIN, DITËN E MËSUESIT!

image

Në emër të Universitetit të Tetovës kam kënaqësinë e veçantë t’ua uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Shkolla shqipe e Korçës konsiderohet një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare. Ajo ishte fitorja e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte kurorëzimi i sfidave të përbashkëta të organizatave atdhetare, jashtë dhe brenda Shqipërisë.

Pikërisht, në këtë ditë, ne i rikujtojmë  përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin  mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajë që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë.

Le të angazhohemi të gjithë për ta fuqizuar arsimimin kombëtar dhe përmes vlerave tona të bashkohemi me vlerat e gjithëmbarshme qytetëruese evropiane dhe perëndimore.

 

Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e brezave.

 

Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga
image Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës u bë promovimi i 12 numrave të