UT dhe Universiteti i Mjekësisë nga Tirana nënshkruan memorandum bashkëpunimi

image

Më 30 mars 2018, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Mjekësisë nga Tirana nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë nga Tirana, Prof. Dr. Arben Gjata.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, theksoi se me këtë bashkëpunim të dy universitetet kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm, në funksion të zhvillimit institucional. Bashkëpunimi ndërmjet  dy universiteteve, gjegjësisht Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Mjekësisë nga Tirana do të përfshijë: Shkëmbimin e personelit akademik për procesin mësimor; Shkëmbimin e pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore-shkencore; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); Shkëmbimin e literaturës shkencore; Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional”- tha Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti

Sipas marrëveshjes, të dy universitetet bien dakord që realizimi i aktiviteteve të kryhet në varësi të burimeve dhe potencialit të disponueshëm nga secili institucion.

 

Zyra për Informim

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti