Studentët e Fakultetit të Arteve organizuan koncert me muzikë vokale instrumentale

image

Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë vokale instrumentale. Ky është koncerti i dytë me radhë që organizohet nga studentët dhe profesorët e programit studimor Art muzikor. 

Shefi i katedrës së Artit muzikor në Fakultetin e Arteve të UT-së Prof. Inor. Mr. Bajramali Idrizi tha se këto koncerte organizohen gjithsej dy herë, në përfundim të semestrit dimëror dhe në përmbyllje të semestrit veror.

Sipas tij këto koncerte kanë për qëllim që studentëve t’u jepet mundësia për të perfomuar në skenë para publikut. “Sot studentët tanë e përmbyllën vitin akademik me koncertin vjetor, gjatë të cilit ata performojnë dhe njëkohësisht me paraqitjen e tyre në  koncert e japin edhe provimin e lëndës që kanë. Studentët në këtë koncert prezantohen me vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë dhe është një kombinim i bukur sepse marrin pjesë orkestra, kori, solistët dhe instrumentistët” - tha Prof. Inor. Mr. Bajramali Idrizi.

Koncerti semestral i studentëve të Fakultetit të Arteve në të cilin ishin të pranishëm  profesorë dhe studentë të këtij fakulteti, filloi me korin e Universitetit të Tetovës me interpretimin e këngëve Lule Bore të Simon Gjonit dhe Dasma Arbëreshe nga Rauf Dhomi. Koncerti u përmbyll me Simfoninë nr.45 Hayden të realizuar nga orkestra e Universitetit të Tetovës.

 

 

Zyra për Informim 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti
image Në hollin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës u hap ekspozita “Në kërkim të
image Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Northern Ilinois University nga Çikagoja e Shteteve të