Profesorët e UT-së dhe të Universitetit të Ilionisit Verior organizuan punëtori të përbashkët

image

Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u mbajt një punëtori e lirë mes profesorëve të Departamentit të Kineziologjisë dhe Edukimit Fizik nga Universiteti Ilinoisit Verior dhe stafit akademik të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit tonë.

Punëtoria u organizua sipas modelit amerikan, jo me prezantim, por me bisedë të lirë. Fillimisht Dekani i Kolegjit të Kineziologjisë dhe Edukimit Fizik në Universitetin e Ilinoisit Verior,           Prof. Dr. Chad D. McEvoy, në pika të shkurtra dha disa informata rreth kolegjit që ai drejton, ndërsa pas tij mbi kushtet dhe mundësitë që ofron ky kolegj folën edhe profesorët Prof. Dr. Clayton L Camic, Prof. Dr. Steven M. Howell, Prof. Dr. James D. Ressler.

Në këtë punëtori mes profesorëve amerikanë dhe profesorëve të Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, u diskutuan shumë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me shkencat sportive në përgjithësi, programet studimore, lëndët të cilat ligjërohen për çdo vit, raportet mes profesorëve dhe studentëve, aktivitetet e tyre të përbashkëta, këmbimi i stafit akademik dhe studentëve, si dhe këmbimi i eksperiencës mes dy universiteteve.

Në këtë punëtori rëndësi e veçantë iu kushtua edhe organizimit të përbashkët të evenimenteve shkencore, siç janë konferencat, seminaret, debatet, punëtoritë, bashkëpunimi me revistat shkencore, realizimi i hulumtimeve shkencore të përbashkëta, studimet master dhe të doktoraturës, metodologjia e hulumtimit dhe statistika, përpunimi i rezultateve, personat me nevoja të posaçme si dhe edukimi fizik dhe rëndësia e tij në shkollat fillore dhe të mesme.

Pas përfundimit të punëtorisë, stafi akademik i Fakultetit të Kulturës Fizike, i kryesuar nga Dekani Doc. Dr. Haki Ismaili dhe profesorët nga SHBA-ja, i vizituan laboratorët e këtij fakulteti, si laboratorin e performancës,  laboratorin e biomekanikës, laboratorin e analizës së lojërave, palestrën e mbyllur dhe terrenet sportive.

 

Zyra për Informim

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti