Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita tradicionale e studentëve të Artit Figurativ

image

Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 23 maj 2018, së bashku me profesorët e tyre, në prag të përmbylljes së semestrit veror, në hapësirat e këtij fakulteti e hapën ekspozitën tradicionale. Në këtë ekspozitë përfshihet puna vjetore e studentëve, që e kanë realizuar gjatë një viti në bashkëpunim me profesorët e tyre.

Ekspozitën e shpalli të hapur Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Miftar Memeti. Ai tha se kjo është ekspozitë vjetore, e cila organizohet çdo fundvit dhe ka për qëllim që të ekspozojë punën njëvjeçare të studentëve tanë. “Nëpër klasa janë ekspozuar të gjitha punimet e studentëve nga viti i parë e deri në vit të katërt. Puna e bukur që kanë bërë këta studentë tregon se ne si pedagogë të tyre kemi punuar dhe kemi arritur që ta realizojmë me sukses, sikurse e dimë të gjithë se pjesa dërmuese e studentëve nuk kanë  kryer ndonjë shkollë të mesme të artit, por falë angazhimit të pedagogëve të Fakultetit të Arteve ata për një kohë të shkurtër i mësojnë teknikat dhe fillojnë të profesionalizohen qoftë në pikturë, skulpturë, dizajn e kështu me radhë” – tha Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Miftar Memeti.

Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ai tha se studentët e Fakultetit të Arteve, me punën e tyre na bëjnë të ndihemi krenarë ne si universitet. “Studentët e kanë treguar performancën e tyre duke i ekspozuar këto vlera, këto produkte. Kjo është një dëshmi se Universiteti i Tetovës ka ngritje në cilësi. Kjo është një vlerë e madhe në përgjithësi për ne si Universitet dhe mbarë popullatën. Fakulteti i Arteve zakonisht është renditur në tre vendet e para në projektin “Ura me tri harqe” dhe unë dua t’i përgëzoj këta studentë për punën e tyre që bëjnë dhe kudo që shkojnë na bëjnë krenarë të gjithëve” – tha Rektori i UT-së,  Prof. Dr. Vullnet Ameti

Profesoresha e Dizajnit grafik, Nora Halimi, vlerësoi se ekspozita në vetvete është kurorëzimi i punës që bëhet gjatë një viti akademik. “Nëpër të gjitha drejtimet e Fakultetit të Arteve janë realizuar vepra të ndryshme artistike nga vetë studentët dhe sot është kënaqësi kur këtë produkt final të tyre e ndajmë bashkë me miqtë, familjarët dhe të gjithë ata të cilët e duan artin” – deklaroi profesoresha Nora Halimi.

Të gjitha punimet e përzgjedhura në këtë ekspozitë janë punime të studentëve nga të gjitha programet studimore: pikturë, skulpturë, grafikë dhe dizajn grafik. Në këtë ekspozitë u ndanë edhe mirënjohje për studentët më të dalluar.

 

Zyra për Informim

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti