UT dhe NIU hapin program të përbashkët studimor për administratë biznesi në master

image

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Northern Ilinois University nga Çikagoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të hapin programin e ri studimor në studimet e ciklit të dytë, master, për biznes administratë. Ky program i ri, i cili do të realizohet në bashkëpunim mes Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës dhe Fakultetit të Biznes Administratës në kuadër të Northern Ilinois University, është akredituar nga  Këshilli për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

            Më 17 maj 2018, Këshilli për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë solli vendim: “për akreditimin e programit studimor për fitimin e diplomës së përbashkët  në ciklin e dytë të studimeve universitare në biznes administratë, studimeve njëvjeçare më 60 kredi (ECTS), në Fakultetin Ekonomik në Tetovë dhe Fakultetin e Biznes Administratës”  në  Northern Illinois University, me seli në Çikago të SHBA-ve.  Pas përfundimit të studimeve studenti përvetëson 60 ECTS dhe merr titullin magjistër i shkencave ekonomike,  drejtimi Biznes administratë” shkruhet në vendimin e sjellë nga ky këshill.

Akreditimi i këtij programi studimor është për periudhën prej pesë viteve akademike, duke filluar nga viti  akademik 2018/2019 e deri në vitin akademik 2023/2024.

 

 

Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti