Gëzuar Fitër Bajramin

image

Të nderuar besimtarë të fesë islame, 

 

Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që në cilësinë e  Rektorit të Universitetit të Tetovës, t’Ju uroj festën e Fitër Bajramit!

Kjo festë vjen mes nesh, në vatrat tona familjare, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së  shenjtë, gjatë së cilës besimtarët e devotshëm të botës islame kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Fitër Bajrami, kjo ditë e shënuar na jep mundësinë e rrallë, kurajën për të forcuar besimin tonë, bindjet tona dhe për t’i hapur zemrat ndaj veprave humane.

Përtej një feste fetare, Fitër Bajrami na afron me njëri-tjetrin për të shprehur vlerat njerëzore si respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve dhe për një të ardhme më të begatë.

Ju uroj nga zemra të keni mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet Tuaja!



Me respekt,

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti