Fakulteti Ekonomik

Dekan i Fakultetit, Prof. dr. Raman Ismaili

 E-mail: raman.ismaili@unite.edu.mk

Në Fakultetin e Ekonomisë organizohen studime sipas modelit 3+2 dhe 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?

  • Programe tё akredituara (konform procesit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel nacional dhe atё ndёrkombёtar;
  • Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha departamentet dhe studentët.
  • Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
  • Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
  • Pёrmirёsim tё organizimit dhe administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standard evropiane.

PROGRAMI STUDIMOR EKONOMI DHE BIZNES

Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.

PROGRAMI STUDIMOR KONTABILITETI DHE FINANCAT

Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët ekonomik: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik etj.

PROGRAMI STUDIMOR MENAXHMENT DHE MARKETING

Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., dhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.


PROGRAMI STUDIMOR TURIZËM
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit etj.

 

FAKULTETI EKONOMIK
Cikli i parë
(VI semestra, 180 ECTS & VIII semestra 240 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

a) Financa dhe Kontabilitet

Ekonomist i diplomuar i kontabilitetit, drejtimi financiar dhe bankar

  • Marketing dhe menaxhment

Ekonomist i diplomuar i menaxhmentit dhe marketingut

  • Ekonomi dhe biznes

     Studime të disperzuara-Strugë
     Studime të dipserzuara-Shkup

Ekonomist i diplomuar- ekonomi dhe biznes

  • Turizëm

     Turizëm i përgjithshëm
     Menaxhmenti turistik

 

Turizmolog i diplomuar 
Menaxher i diplomuar i turizmit 

 

FAKULTETI EKONOMIK
Cikli i dytë

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Sistemi një vjeçar (60 ECTS)

Ekonomi
-Menaxhment-marketing
-Financa, kontabilitet dhe revision
-Biznes-ekonomi

Magjistër i ekonomisë + emri i modulit

Turizëm

Magjistër i turizmit

                                                           Sistemi dy vjeçar (120 ECTS)

Ekonomi
-Menaxhment-marketing
-Financa, kontabilitet dhe revision
-Biznes-ekonomi

Magjistër i ekonomisë + emri i modulit

Turizëm

Magjistër i menaxhimit të turizmit

 

  • email Емаил на пријател
  • print принт верзија
Оцени текст
1.50
Државен универзитет во Тетово
image Почитувани претставници на медиумите, ја повикавме денес оваа конференција за да Ве информираме непосредно
image Државниот универзитет во Тетово денес го посети амбасадорот на САД во Македонија, Пол Волерс.
image "ЗАЕДНО За современ и реформиран универзитет За универзитетска автономија и академска слобода За добар и транспарентен менаџмент"   Господ
image На денешната средба со новинарите, ректорот на ДУТ, проф. д-р Вулнет Амети, во придружба