//TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2018-06-19T12:09:50+00:00 Qershor 19th, 2018|

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë, ligjëruesit shembullor në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Vullnet Palloshit.Profesori ynë i respektuar, mësimdhënës në programin studimor Arkitekturë dhe Ndërtimtari, angazhohej në vazhdimësi si në mësimdhënie, punë praktike, në edukimin e studentëve, por me një përkushtim të rrallë edhe në hulumtimet shkencore.

Prof. Dr. Vullnet Palloshi si anëtar, bashkëpunëtor, koordinator, këshilltar etj, në shumë asociacione, shoqata, ndërmarrje dhe institucione të tjera, i ka shërbyer më tërë qenien e tij komunitetit akademik dhe interesit qytetar në vendin tonë.

Ishte autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter nacional, shtetëror dhe më gjerë.

Profesor Palloshi ndërroi jetë si mësimdhënës i arsimit sipëror në gjuhën shqipe, si njëri nga ligjëruesit e respektuar në institucionin tonë, duke na lënë kujtimin më të mirë, sidomos neve që patëm nderin ta kemi në stafin akademik.

Familjes Palloshi, kolegëve, studentëve dhe miqve të tij, u shprehim ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit dhe intelektualit të nderuar.

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës