Studentët e programeve studimore të studimeve të ciklit të tretë -studimet e doktoraturës, të regjistruar në vitet akademike 2015/16 dhe 2016/17, në përputhje me strukturën e studimeve të ciklit të tretë si dhe me Rregulloren për kushtet, kriteret, rregullat e regjistrimit dhe studimit në ciklin e tretë – në studimet e doktoraturës në Universitetin e Tetovës, më 03.03.2018, prezantuan progresin në arritjet e deritashme të hulumtimeve të tyre shkencore.

Komisioni i përbërë nga anëtarët e këshillit universitar të studimeve të doktoratës, mentorët dhe profesorët e lëmave përkatëse shkencore, që vlerësuan prezantimet publike, u shprehën të kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe përkushtimin e studentëve të ciklit të tretë në hulumtimet për disertacionet e tyre të doktoratës, duke dhënë njëkohësisht edhe sugjerimet për punën e mëtutjeshme shkencore.

Prezantimet ishin publike dhe u ndoqën nga një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe profesorëve. Në konferencën doktorale morën pjesë studentë nga këto programe studimore: Kineziologji, Biomedicinë, Shkenca mbi gjuhën-Gjermanistikë, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës – Historia e shtetit, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkenca ekonomike – Financa, Marketing, Ekonomi e aplikuar dhe Historia e popullit shqiptar – Periudha bashkëkohore dhe Biologji-Biokimi dhe fiziologji.