Fakulteti i Administrimit të Biznesit

Fakulteti i Administrimit të Biznesit ofron një gamë të gjerë të programeve studimore të ciklit të parë dhe të dytë. Programet studimore janë të dizajnuara për t’u pajisur me njohuri dhe aftësi personale, aftësi interpretuese të nevojshme që do të duhen për të realizuar aspiratat e studentëve në ekonominë bashkëkohore globale.

Studimet e ciklit I zgjasin 4 vjet dhe studentëve të diplomuar u mundësohet që të kontribuojnë në sferën e ndërtimit të politikave, menaxhimit me institucione dhe me resurse humane.

Fakulteti i Administrimit të Biznesit ofron këto programe studimore:

Administrim Biznesi

Administratë Publike

Programi studimor në drejtimin e Administrimit të Biznesit ofron një lidhje ndërmjet teorisë dhe praktikës si një nga kushtet më të rëndësishme për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për karrierë të suksesshme.

Programi studimor Administratë Publike përgatit udhëheqës të ardhshëm kryesisht për institucionet qeveritare në nivel qendror dhe lokal si dhe në shoqërinë civile.

Qëllimet e Fakultetit të Administrimit të Biznesit përmes programeve studimore janë:

  • Përgatitja e studentëve për ndërtim karriere në sektorin publik, joqeveritar dhe privat
  • Zhvillimi i kompetencave dhe menaxhimi me institucionet publike, hulumtuese, analizimi i politikave publike, menaxhimi me resurset njerëzore, dhe me organizatat jofitimprurëse.
  • Krijimi i një gjenerate të re administratorësh kompetentë dhe profesionistë që do t’u përgjigjen sfidave evropiane integruese.
  • Aftësimi gjatë përgatitjes së studimeve në fushën e politikave zbatuese në ekonomi, menaxhment dhe gjyqësi si dhe zhvillimin e kulturës së veprimit në praktikë dhe teori.
  • Zbatimi i komunikimit bashkëkohor institucional ndërmjet teknologjive të reja.

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin, zbatimin, zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike, për të mirën e shoqërisë.

Ne vazhdimisht bëjmë rishqyrtimin e programeve tona studimore në përputhje me nevojat dinamike në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve  në rajon.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Administrim Biznesi 240 Ekonomist i diplomuar në administrim biznesi Download
Administratë Publike 240 I diplomuar në administratë publike Download
Informatikë Afariste 240 I diplomuar në informatikë afariste Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Administratë Publike 60 Magjistër i administratës publike
Administrim Biznesi 60 Magjistër i administrim biznesit

Dekan
Prof. Dr. Llokman Hebibi
llokman.hebibi@unite.edu.mk


Sekretar i fakultetit
Dr. Sc. Armend Asllani
armend.asllani@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Publikuar: Shkurt 2022)