Fakulteti i Kulturës Fizike me të edhe programi studimor i Kulturës Fizike definohet si fushë e përgjithshme interdisiplinore, në të cilën dominon aktiviteti fizik i përfshirë në sport.
Studimet në këtë fakultet janë të organizuara sipas modelit të Bolonjës 4+1.
Kjo fushë studimore përfshin në vete lëndë nga fusha e edukimit fizik dhe sportit, lëndë mjekësore dhe lëndë psikologjike-pedagogjike, të cilat studentin e pajisin dhe aftësojnë me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca.
Të diplomuarit në programin studimor të Kulturës Fizike, si dhe magjistrantët e Kulturës Fizike, njohuritë dhe shkathtësitë e veta i zbatojnë në fushën e arsimit fillor, të mesëm ose të lartë. Perspektiva për punësim në këtë fushë është e madhe dhe me ndryshimet e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm në RM rritet numri i orëve obligative dhe zgjedhore, në ciklin e ulët dhe të mesëm të shkollimit. Me këtë paraqitet nevoja për mësimdhënës të edukimit fizik.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Kulturë Fizike dhe Shëndetësi 240 Profesor i diplomuar i edukimit fizik dhe shëndetësor Download
Trajner i Sportit – Futboll 180 Trajner i diplomuar i sportit – futboll Download
Trajner i Sportit – Basketboll 180 Trajner i diplomuar i sportit – basketboll Download
Trajner i Sportit – Vollejboll 180 Trajner i diplomuar i sportit – vollejboll Download
Trajner i Sportit – Skijim 180 Trajner i diplomuar i sportit – skijim Download
Trajner i Sportit – Sportet Mundëse 180 Trajner i diplomuar i sportit – sportet mundëse Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Edukim Fizik 60 Magjistër i edukimit fizik
Shkencat Sportive 60 Magjistër i shkencave sportive

Dekan
Prof. Dr. Shpresa Memishi
shpresa.memishi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Kastriot Shaqiri
kastriot.shaqiri@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Fadil Mamuti
fadil.mamuti@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Agron Sherifi
agron.sherifi@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)