Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore organizon studimet themelore në tetë programe studimore, që zgjasin katër vjet, kurse studenti grumbullon gjithsej 240 kredi.
Ky fakultet realizon veprimtari arsimore, shkencore-hulumtuese, aplikative dhe publikuese në sferën e shkencave biologjike, fizike, kimike, matematikore, informatike, gjeografike dhe ekologjike.

Matematika & Matematika financiare paraqet shkencë që është në korelacion me shkencat teknike dhe fizikën, por në kohën e fundit është evidente se depërton edhe në ekonomi, mjekësi, teknologjinë informatike si dhe në shkencat e tjera. Cikli master studentëve të diplomuar u mundëson që dijet e fituara t’i thellojnë në punën shkencore-hulumtuese në fushën e matematikës.

Informatika ose Teknologjia e informatikës paraqet pjesë integruese të zhvillimit bashkëkohor, si të shoqërisë ashtu edhe të shkencave tjera. Studimet bazike të informatikës përfshijnë njohuri të thelluara mbi softuerin dhe harduerin, si dhe shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime të ndryshme: udhëheqjen e proceseve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e informacioneve, përpunimin e sistemeve inteligjente kompjuterike etj.

Fizika paraqet sfidë për maturantët e ri dhe para së gjithash të mençur, sepse sqaron bashkëveprimet reciproke të grimcave më të imta si dhe bashkëveprimet reciproke dhe fshehtësitë e trupave qiellorë me një fjalë studion raportin e materies dhe energjisë. Cikli i dytë zgjat një vjet dhe ofron 60 ECTS kredi.

Kimia paraqet bërthamën e shkencave moderne, teknologjisë dhe mjekësisë. Objekti i studimit të kimisë është materia dhe konglomerati kimik i saj. Në jetën bashkëkohore, në veçanti në prodhimin dhe sintezën e proteinave, kimia ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kimistët e diplomuar punësohen në punë shkencore-hulumtuese, arsim, hulumtime laboratorike, industrinë bioteknologjike, shëndetësi, farmaci, industrinë petrokimike etj.

Përmbajtja dikotome e programit studimor Fizikë&Kimi studentëve u mundëson përfitim të njohurive dhe kompetencave për punë në arsim respektivisht për kyçje në procesin edukativo-arsimor qoftë në shkollimin fillor ose të mesëm.

Studimet e Biologjisë janë të konceptuara mbi parimin e mësimnxënies së njohurive dhe kompetencave të zgjeruara mbi shkencat biologjike, që do të shërbejnë për inkuadrimin e biologëve të diplomuar si në procesin arsimor ashtu edhe në institucionet tjera. Studentët e suksesshëm mund t’i vazhdojnë studimet e veta në ciklin e dytë master të cilat zgjasin 2 semestra dhe ofrojnë 60 ECTS kredi.

Ekologjia, nga shkencat bashkëkohore për mjedisin jetësor, sot trajtohet si shkencë interdisiplinore. Ajo studion dhe ofron zgjidhje për problemet nga sfera e mbrojtjes të mjedisit jetësor, planifikimin hapësinor, shkencat natyrore, teknike dhe bioteknike. Gjithashtu, ekologjia ndeshet edhe me sfidat në planin global, siç është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë. Studimet e masterit zgjasin një vjet dhe ofrojnë 60 kredi.

Studimet bazike të Gjeografisë zgjasin katër vjet dhe ofrojnë 240 kredi, me çka Profesori i gjeografisë ose Gjeografi i diplomuar fiton të drejtën për vazhdimin e ciklit të dytë të master studimeve të cilat zgjasin dy semestra dhe ofrojnë 60 kredi. Përpos punës arsimore Gjeografi i diplomuar mund të punojë në planifikimin hapësinor dhe shoqëror, urbanizëm, mbrojtjen e mjedisit, studime multidisiplinare etj.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Informatikë – Edukim Kompjuterik 240 Profesor i diplomuar i informatikës – Edukim kompjuterik Download
Informatikë – Shkenca Kompjuterike 240 Inxhinier i diplomuar i informatikës – Shkenca kompjuterike Download
Informatikë – Informatikë Biznesi 240 I diplomuar në informatikë biznesi Download
Biologji-Kimi 240 Profesor i diplomuar i biologjisë dhe kimisë për arsim fillor Download
Biologji – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i biologjisë Download
Biologji – drejtimi Biokimi 240 Inxhinier i diplomuar i biologjisë – Biokimist Download
Gjeografi – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i gjeografisë Download
Gjeografi – drejtimi i zbatuar 240 Gjeograf i diplomuar Download
Ekologji 240 Inxhinier i diplomuar i ekologjisë Download
Fizikë – drejtimi arsimor 240 Profesor i diplomuar i fizikës Download
Fizikë – Fizikë e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i fizikës Download
Fizikë-Kimi 240 Profesor i diplomuar i fizikës-kimisë për shkolla fillore Download
Matematikë 240 Profesor i diplomuar i matematikës Download
Matematikë – Matematikë Teorike 240 Matematikan i diplomuar Download
Matematikë – Matematikë Financiare 240 I diplomuar në matematikë financiare Download
Kimi – arsimor 240 Profesor i diplomuar i kimisë Download
Kimi – Biokimi Analitike 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë – Biokimi analitike Download
Kimi – Kimi e Zbatuar 240 Inxhinier i diplomuar i kimisë Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Biologji – drejtimi Botanikë 60 Magjistër i biologjisë – Botanikë
Biologji – drejtimi Zoologji 60 Magjistër i biologjisë – Zoologji
Biologji – drejtimi Biokimi 60 Magjistër i biologjisë – Biokimi
Informatikë – TIK në Mësimdhënie 60 Magjistër i informatikës – TIK në mësimdhënies
Informatikë – TIK në Mësimdhënie 120 Magjistër i informatikës – TIK në mësimdhënies
Informatikë – Zhvillimi i Softverit dhe Aplikacionet 60 Magjistër i informatikës – Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
Informatikë – Zhvillimi i Softverit dhe Aplikacionet 120 Magjistër i informatikës – Zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve
Nanoshkencë dhe Nanoteknologji 120 Magjistër i nanoshkencës dhe nanoteknologjisë
Gjeografi Humane 60 Magjistër i shkencave të gjeografisë
Ekologji 60 Magjistër i ekologjisë
Fizikë Arsimore 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë arsimore
Fizikë Arsimore 120 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë arsimore
Fizikë Teorike 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë teorike
Fizika Mjekësore 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë mjekësore
Fizika e Materialeve 60 Magjistër i shkencave të fizikës – Fizikë e materialeve
Matematikë – Arsimim Matematikor 60 Magjistër i matematikës për mësimdhënie
Matematikë – Arsimim Matematikor 120 Magjistër i matematikës për mësimdhënie
Matematikë 60 Magjistër i shkencave të matematikës
Kimi – Shkencat e Kimisë 60 Magjistër i shkencave të kimisë
Kimi – Kimi Arsimore 60 Magjistër i kimisë arsimore

Dekan
Prof. Dr. Alit Ibraimi
alit.ibraimi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Fadil Ajredini
fadil.ajredini@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Florinda Imeri
florinda.imeri@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Hatixhe Bajrami
hatixhe.bajrami@unite.edu.mk

Naser Mislimi
naser.mislimi@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet

Ermira Memeti
ermira.memeti@unite.edu.mk
Konsultimet
Publikimet
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Mars 2022)