Studimet e mjekësisë dhe stomatologjisë kanë për qëllim përgatitjen profesionale të kuadrit i cili do te jetë i mjaftueshëm për kontekstin gjeografik dhe demografik.
Studimet në mjekësi dhe stomatologji paraqesin studime sipërore profesionale nga fusha e shkencave të mjekësisë. Studimet në mjekësi të përgjithshme janë me kohëzgjatje prej 6 vjetësh, ndëra në stomatologji me kohëzgjatje prej 5 vjetësh.
Studimet e farmacisë janë të orientuara në atë mënyrë që t’i mundësojnë studentit të diplomuar kompetenca të larta për punë në fushën shëndetësore, përmes diturive të fituara nga lëmi i barnave, mënyrës bashkëkohore të shërimit dhe ndikimit klinik të tyre.
Të diplomuarit në drejtimin e infermierisë, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mjekun, janë bashkëpunëtorë shëndetësorë në repartet spitalore të klinikave të përgjithshme, shtëpive të shëndetit ose në ambulanca (publike apo private).
Të diplomuarit në drejtimin e akusherisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist për akusheri, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për kujdesin shëndetësor të grave shtatzëna.Të diplomuarit në drejtimin e fizioterapisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist të fizioterapisë, janë punëtorë shëndetësorë përgjegjës për strukturat shëndetësore (publike apo private), kujdesit shëndetësor, edukimit fizik dhe kujdesit fizik.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Mjekësi e Përgjithshme 360 Doktor i mjekësisë Download
Mami 180 Mami e diplomuar Download
Fizioterapi 180 Fizioterapeut i diplomuar Download
Farmaci 300 Magjistër i farmacisë Download
Mjekësi Dentare 300 Doktor i mjekësisë dentare Download
Infermeri 180 Infermier/e i/e diplomuar Download
Kozmetikë me Estetikë 180 Kozmetist/e dhe eseist/e i/e diplomuar Download

Cikli II

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Infermier i përgjithshëm/teknik – studime specialistike për instrumentarium 60 Infermier/e i/e përgjithshëm – Specialist i instrumentariumit
Infermier i përgjithshëm/teknik – studime specialistike për kujdes intensiv 60 Infermier/e i/e përgjithshëm – studime specialistike për kujdes intensiv
Infermier i përgjithshëm/teknik – studime specialistike për kujdes familjar dhe patronazhi 60 Infermier/e i/e përgjithshëm – Specialist i kujdesit familjar dhe patronazhit
Infermier i përgjithshëm/teknik – studime specialistike për shëndet mental 60 Infermier/e i/e përgjithshëm – Specialist i shëndetit mental
Teknik laborant mjekësor – studime specialistike për laboratori biokimike 60 Teknik laborant mjekësor – Specialist i laboratorisë biokimike

Dekan
Prof. Dr. Nevzat Elezi
nevzat.elezi@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Prof. Dr. Arbëresha Ferati Bexheti
arberesha.ferati@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Doc. Dr. Nexhibe Nuhii
nexhibe.nuhii@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Neset Kamberi
neset.kamberi@unite.edu.mk
Raport i vetëvaluimit – për të shkarkuar dokumentin kliko këtu(Përditësuar: Shkurt 2022)