Project Description
Fakulteti Juridik, si njësi akademike e arsimit të lartë, është i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë. Fakulteti Juridik organizon studime sipas modelit 3+2.
Misioni i këtij fakulteti është që juristët e ardhshëm që do të profesionalizohen në Fakultetin Juridik të jenë të aftë të marrin pozita dhe të zënë vende të punës në organet e jurisprudencës edhe atë në gjyqësi, prokurori publike, në avokaturë, në administratën shtetërore, në institucionet dhe organet e ndryshme të pushtetit shtetëror dhe në sektorin privat.
Ky fakultet synon:
- dijen, shkencën dhe arsimimin e brezave të rinj;
- aftësimin e studentit të gjykojë në mënyrë kritike dhe të mendojë në mënyrë analitike;
- aftësimin e studentit për të analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika të caktuara;
- mundësia e studentit të shprehet lirshëm dhe të rezonojë në mënyrë më të gjerë.