Instituti Ekologjik dhe Teknologjik

Të arriturat shkencore për mjedisin jetësor sot ekologjinë e trajtojnë si shkencë interdisciplinare që merret me studimin e problemeve të ambientit jetësor, planikimit hapësinor dhe shkencave natyrore, teknike dhe bioteknike, etj.

Duke u nisur nga fakti se R. e Maqedonisë së Veriut është e pasur me diversitet të orës dhe faunës dhe me një endemizëm të shprehur dhe me dëshirën për tu zhvilluar si shtet ekologjik me planikim dhe zhvillim ekologjik dhe me mbrojtje të resurseve natyrore kohën e fundit proli ekologjik trajtohet si një ndër më të kërkuarit.

Gjithashtu, ekologjia sdohet në plan global, sic është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë, me efektet e tyre negative ndaj ambientit jetësor. Universitetit i Tetovës, Instituti Ekologjik dhe Teknologjik tenton të edukojë dhe të trajnojë kuadro ekologjikë, me standarde të larta me mësim teorik dhe praktik, të cilët do të jenë të aftë të kyçen në zgjedhjen e problemeve në fushën e ekologjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit jetësor si:

  • Mbrojtja dhe menaxhimi i resurseve natyrore,
  • Menaxhimi me parke nacionale,
  • Sigurimin e standardeve ekologjike në planikim hapësinor,
  • Sigurimin e standardeve ekologjike në procesin teknologjik,
  • Aftësimin në edukimin ekologjik të ciklit të II dhe ciklit të III të studimeve,
  • Kompetenca në kycjen në procesin mësimor në fushën e ekologjisë, etj.

Universiteti i Tetovës, Instituti Ekologjik dhe Teknologjik do të kontribuojë në planin hulumtuesshkencorë deri në ngritjen e vetëdijes te popullata e R. së Maqedonisë së Veriut dhe më gjërë. Instituti Ekologjik dhe Teknologjik është institucion mësimor-shkencorë që do të përcjellë monitoringun ekologjik si në vend ashtu dhe jashtë vendit.

Instituti Ekologjik dhe Teknologjik, bashkëpunon me shumë Institucione simotra si në vend ashtu edhe jashtë vendit dhe në kuadër të Institutit zhvillohen disa aktivitete me relevancë si:

  • Komponenta shkencore zhvillohet në kuadër të Laboratorit hulumtues-shkencorë për studimin e diversitetit biologjik, oristik dhe faunistik.
  • Në kuadër të Institutit do të organizohen Studime të ciklit të II (studime Master) për Mjedisin jetësor dhe Studime të ciklit të III (studimet e Doktoraturës) për Mjedis jetësor.

Në kuadër të Institutit gjithashtu organizohen edhe aktivitete si:

  • Seminare;
  • Tribuna shkencore;
  • Konferenca Shkencore;
  • Shkolla verore;
  • Aktivitete hulumtuese-shkencore;
  • Hulumtime oristike;
  • Hulumtime faunistike;
  • Menaxhim me resurse natyrore;
  • Hulumtime bioteknologjike;
  • Hulumtime të inxhineringut gjenetik, etj.

Instituti ekologjik dhe teknologjik është lider i projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar si:

  • IPA-CBC project “Cooperative Transboundary Learning for Ecosystem Management and Sustainable Development in the Sharr Mountain region” managed by University of Prishtina and State University of Tetova.
  • UNEP project “Achieving Biodiversity Conservation through Creation and Effective Management of Protected Areas and Mainstreaming Biodiversity into Land Use Planning” Component 1: Increase of Protected Areas Network – subcomponent: “Preparation of Valorisation Study for Sharr Mountain region – the FYR Macedonia”
  • GIZ project “Trans-Boundary Ecosystem Management (TEM)”

Në kuadër të Institutit më 15.09.2017 janë themeluar edhe disa qendra si:

  • Qendra Eko Informative
  • Qendrës për Edukim Ekologjik
  • Qendra për çertikim të eko frutave
  • Asociacioni Eko-Turistik

GAZETA E INSTITUTIT


Konferenca Ndërkombëtare e Biodiversitetit dhe Massifit të Malit Sharr – Scardus 2017
Programi i konferencës: SCARDUS’2017