Klubi i volejbollit për meshkuj KV “Universiteti i Tetovës” vijon me sukses garën në ligën e parë të volejbollit të Maqedonisë. Pas tri xhirove të zhvilluara, KV “Universiteti i Tetovës” renditet i dyti në tabelë. Aktualisht në vend të parë qëndron klubi i volejbollit Liria – Zherovjan.
Në kuadër të javës së tretë (14. 11. 2018), KV “Universiteti i Tetovës” luajti me nënkampionin e Maqedonisë, “Vesna Probishtip”, të cilin e mposhti me rezultat të përgjithshëm 3 – 0 në sete. Me tre pikët e fituara studentët tetovarë japin sinjale se do të jenë konkurrentë kryesorë për të fituar këtë kampionat.
Fitorja ndaj KV “Vesna Probishtip” është e dyta me radhë, pasi në kuadër të xhiros së dytë klubi i volejbollit “Universiteti i Tetovës” triumfoi ndaj KV “Dibra Volej”, ndërsa ka shënuar humbje në javën e parë të kampionatit nga KV “Xhio Strumica”.
Në kudër të javës së katërt, KV “Universiteti i Tetovës”, do të përballet me KV “Studenti Shtip”. Nga klubi i volejbollit të Universitetit tonë shpresojnë se do të triumfojnë edhe kësaj jave dhe se do vazhdojnë të punojnë me më shumë, që deri në përmbyllje të kampionatit të arrijnë të shpallen kampionë në këtë ligë.