Të nderuar kolegë,
Shoqata e Universiteteve të Azisë dhe Paqësorit (AUAP) në bashkëpunim me Akademinë dhe Seminarin e Zhvillimit të Institutit Master (MIDAS) në Bangkok në Tajlandë, shpall konkursin e parë të AUAP Student English Debate Competition (SEDC) që do të mbahet në Bangkok të Tajlandës, gjatë periudhës 15- 20 tetor të vitit 2018.
Ekipet pjesëmarrëse duhet të përgatiten për të konkurruar në anën afirmative ose negative, bazuar në të gjitha temat e mëposhtme:

  1. 1. ASEAN duhet të integrohet si komunitet, sikurse Bashkimi Evropian.2. ASEAN duhet të zbatojë kërkesat e veta për aftësim në gjuhën angleze për studentët e kolegjit.3. Dënimet fizike janë të dobishme për të vënë disiplinë mes fëmijëve.4. ASEAN duhet të miratojë një sistem të përbashkët monetar.

    5. Martesat e rregulluara me ligj, janë të dobishme për shoqërinë.

Qëllimi i mbajtjes së këtij debati është përgatitja e studentëve dhe zhdërvjelltësimi i aftësive të tyre në gjuhën angleze si dhe zhvillimi i mendimit kritik dhe i arsyetimit.

Ky debat, do t’u japë atyre mundësinë për të diskutuar me qetësi, qartësi dhe me kompetence për tema mjaft komplekse. Gjithashtu do të përfshihen shkathtësitë e bindjes si dhe të kuptuarit e thellësisë së temave. Inkurajohet kreativiteti i debatuesve duke ofruar një gamë të gjerë alternativash që konsiston në nxjerrjen në pah të përfitimeve të bashkëpunimit dhe punës ekipore, shoqërisë dhe ndërlidhjes kulturore në jetën e përditshme.
Në emër të shoqatës, kemi nderin të ftojmë institucionin tuaj që të emërojë një ekip debatesh të përbërë nga tre (3) studentë dhe një (1) tutor, për të marrë pjesë në konkursin e parë të AUAP Student Debate. Ne do të shqyrtojmë vetëm 32 skuadrat e para të cilat do të marrin pjesë në konkurs.
Ju lutemi gjeni formularin e regjistrimit të bashkëngjitur me rregullat dhe udhëzimet.
Afati i fundit për të emëruar ekipin tuaj është 31 maj 2018, deri në orën 12:00 (sipas orës lokale në Bangkok, Tajlandë).
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Sekretarit Ekzekutiv në emailin: auapheadquarters@aunap.org
Ju faleminderit,
Supaporn Chuangchid

Executive Secretary
Association of Universities of Asia and the Pacific (AUAP)
Suranaree Universities of Technology
Academic Building 2, 111 University Avenue
Suranaree District. Muang, Nakhon Ratchasima 30000, Thailand
Email: auapheadquarters@aunap.org, supaporn@aunap.org
Telefon, App, Viber dhe LINJË: +66 857687474
Website: www.aunap.org

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.