Banka Popullore e RM-së informon studentët e institucioneve të arsimit të lartë, në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave të informatikës dhe shkencave të tjera shoqërore, të cilat i takojnë fushës së punës së njësive organizative të Bankës Popullore, që kanë mundësi të realizimit të punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë gjatë muajve: qershor, korrik dhe gusht të vitit 2018. Numri i praktikantëve të cilët mund të realizojnë punën praktike në Bankën Popullore, gjatë periudhës së verës është i kufizuar sipas kapaciteteve të njësive organizative.
Nëse keni interesim në marrjen e njohurive në fushën e punës së njësive organizative të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, parashtrimi i aplikacioneve mund të bëhet më së voni deri më 20 maj 2018.
Fletëparaqitja për realizimin e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë mund të shkarkohet këtu: (shkarko)
Kërkesa dorëzohet në Bankën Popullore, pasi ajo është plotësuar nga studenti me vërtetim dhe vulë të fakultetit, kurse bashkë me fletëparaqitjen duhet të dorëzohen edhe dokumentet si vijon:Dëshmi për llojin e arsimit që është në rrjedhë (kopje e indeksit ose ID);
Dëshmi për suksesin mesatar;
Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (pranohet edhe kopje e provimit të dhënë në gjuhën angleze);
Dëshmi e njohurive të MS Office (pranohet edhe kopje e provimit të dhënë në teknologjinë informatike);
Letër motivimi.Fletëparaqitja, bashkë me dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, ose përmes postës deri më 20 maj 2018, me shënimin “PËR PUNË PRAKTIKE” në adresën e mëposhtme:

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë
Bul. “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1
1000 Shkup

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.