Të nderuar studentë, shpallim të hapur konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin veror të vitit akademik 2018/2019.
Në ueb faqen e Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk është linku Erasmus+ dhe aty mund t’i shihni universitetet dhe drejtimet me të cilat kemi marrëveshje.
Fletë-aplikimin mund ta gjeni te linku Erasmus+ në ueb faqe, të cilin pasi ta plotësoni e dërgoni përmes e-mailit:
erasmus@unite.edu.mk
Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të vitit të dytë e më lartë.
Aplikimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni një letër motivimi, letër rekomandimi në gjuhën angleze dhe vërtetim se jeni student i rregullt.

Afati për aplikim është deri më: 15 nëntor 2018

Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni te Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar, nr. 224, e cila gjendet në Rektoratin e UT-së.