Të nderuar studentë, shpallim të hapur konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin veror të vitit akademik 2019/2020.

Në ueb faqen e Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk është linku Erasmus+ dhe aty mund t’i shihni universitetet dhe drejtimet me të cilat kemi marrëveshje.

Aplikimin online http://erasmus.unite.edu.mk:3500/Application mund ta gjeni te linku Erasmus+ në ueb faqe.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të vitit të dytë e më lartë.

Aplikimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni një letër motivimi, letër rekomandimi në gjuhën angleze dhe vërtetim se jeni student/e i/e rregullt, të njëjtat duhet të dorëzohen te Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar, nr. 224, e cila gjendet në Rektorat.

Afati për aplikim është deri më: 01 nëntor 2019