Të nderuar studentë!
E shpallim të hapur konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin veror të vitit akademik 2021/2022.
Në faqen e internetit të Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk do ta gjeni vegëzën e Erasmus+ dhe aty mund të shihni të gjitha universitetet me të cilat kemi marrëveshje, përkatësisht fushat në të cilat mund të aplikoni.
Në vijim është vegëza për aplikimin online: http://erasmus.unite.edu.mk:3500/Application
Të drejtë aplikimi kanë studentët e:
• Ciklit të parë (studentët e rregullt të vitit të dytë e më lartë).
• Ciklit të dytë
• Ciklit të tretë
Aplikimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni një letër motivimi, letër rekomandimi në gjuhën angleze dhe vërtetim se jeni student/e i/e rregullt. Të gjitha dokumentet dorëzohen vetëm onllajn!

Afati për aplikim është deri më: 25 tetor 2021