Celan Air është lider botëror për prodhim dhe zhvillim të teknologjisë së auto katalizatorëve.
Ne i shfrytëzojmë njohuritë tona për të krijuar prodhime novatore të cilat luajnë rol kyç në zvogëlimin e gazrave helmuese dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, mjedisin jetësor, ne u japim mbështetje të plotë klientëve tanë për përmbushjen e kërkesave ligjore në nivel global.
Johnson Matthey ka nevojë për një kandidat në pozitën Inxhinier për kontrollin e procesit statistikor që t’i bashkohet ekipit të Departamentit të Sigurimit të Cilësisë në fabrikën për auto katalizatorë në Shkup. Kandidati do të jetë përgjegjës për aktivitetet që lidhen me cilësinë e konsumatorit dhe zbatimin e sistemeve brenda kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore

  • Monitorimi dhe kontrollimi i procesit përmes metodave statistikore
  • Analiza statistikore e të dhënave për zbulimin e problemeve që lidhen me cilësinë e produktit
  • Përgatitja e raporteve në baza mujore, tremujore dhe vjetore me kërkesë të blerësve
  • Kuptimi i proceseve dhe kërkesave të blerësve dhe transferimi i tyre në departamentet e duhura
  • Komunikimi aktiv me ekipin rajonal të cilësisë dhe me departamentet e fabrikave tjera për të përmbushur kërkesat e blerësve
  • Zbatimi i aktiviteteve LEAN dhe praktikat më të mira në departamentin e cilësisë, si dhe realizimi i trajnimeve cilësore në departamentin e prodhimit

A jeni kandidati ideal dhe duhet të keni?

  • Diplomë universitare (Inxhinieri, shkenca teknike, tregti),
  • Përvojë pune në një mjedis prodhimi,
  • Njohja e sistemeve të cilësisë,
  • Kërkohet zotërim i mirë i gjuhës angleze dhe maqedonase ndërsa njohja e një gjuhe shtesë do të konsiderohet si avantazh,
  • Njohja e mjeteve për analiza statistikore,
  • Niveli i avancuar i njohurive për paketën MS Office (Excel, Word, PowerPoint),
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese dhe menaxhim i mirë i kohës.

Orari i punës:
Orar administrativ nga ora 08:30 – 16:30, E hënë – e premte.

Nëse jeni të interesuar dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën angleze, në adresën: mkjobs@matthey.com duke shënuar numrin e referencës së njoftimit në subjektin e mesazhit, në të kundërtën kërkesa juaj nuk do të shqyrtohet.

Afati i fundit për aplikim: 26 prill 2018