KONKURS PËR NDARJE TË BURSAVE PËR STUDENTËT E RREGULLT TË REGJISTRUAR NË STUDIMET DERIDIPLOMIKE TË CIKLIT TË PARË NË UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE SI DHE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT PËR VITIN AKADEMIK 2019/2020
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2019/2020 do të ndajë bursa për studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe atë sipas grupeve në vijim:
а) Grupi i parë – 1500 bursa për studentët e kategorive sociale;
b) Grupi i dytë: – 635 bursa
c) Grupi i tretë – 500 bursa

KUSHTET PËR NDARJE TË BURSAVE STUDENTORE
Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet publike dhe private për arsim sipëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vijim:
1. Të jenë studentë të rregullt;
2. Të mos kishin përsëritur vitin gjatë studimeve;
3. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ndonjë institucion, ose kompani tjetër;
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Studentët të cilët paraqiten në konkurs, duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike e cila gjendet në adresën http://konkursi.mon.gov.mk duke filluar prej 04.11.2019 deri më 15.11.2019.
Rekomandohet që para paraqitjes elektronike, kandidatët t’i kompletojnë dokumentet e nevojshme në pajtim me bursën për të cilën aplikojnë, që të mund në fletëparaqitjen elektronike të fusin të dhënat e sakta nga dokumentet. .
Për studentët të cilët janë paraqitur më shumë herë, do të llogaritet e vlefshme fletëparaqitja e fundit.

VENDI DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E DOKUMENTEVE TË NEVOJSHME
Studentët, të cilët janë paraqitur në mënyrë elektronike në konkurs, duhet që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, Shkup, prej më datë 04.11.2019 deri më 18.11.2019, në terminin e zgjedhur, të parashtrojnë dokumentet në vijim:
1. Listë evidentuese, të publikuar në adresën.
2. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin akademik 2019/2020.
3. Numër identifikimi nga fletëparaqitja e plotësuar elektronike në mënyrë të suksesshme.
4. Certifikatë me numrin e provimeve të dhëna nga vitet e kaluara
5. Formular të vërtetuar të formës “UPPI” dhe përmbajtje të publikuar në adresën.
6. Dokumentet për përcaktimin e gjendjes materiale të kandidatit.
7. Deklaratë të kandidatit se nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, të publikuar në internet portalin.
8. Deklaratë të kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me ato të dhëna të futura në fletëparaqitjen elektronike, të publikuar në internet portalin.
9. Deklaratë për përpunim dhe shfrytëzim të të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij më të ngushtë (prindërve-kujdestarëve, vëllezërve, motrave), me të cilën kandidati pajtohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes detyrës zyrtare t’i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucione me të cilat ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në adrsën.
10. Fotokopje të Indeksit.

KANDIDATËT NUK DO TË MERREN PARASYSH NËSE:
1. Dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe i vonuar.
2. Komisioni vërteton se të dhënat të cilat janë futur në fletëparaqitjen elektronike nuk janë identike me të dhënat nga dokumentacioni i dorëzuar.

PUBLIKIMI I REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të publikohet më datë 13.01.2020 në web faqen e ministrisë http://mon.gov.mk.
Pas shpalljes së listës, të gjithë marrësit e bursave janë të obliguar të nënshkruajnë marrëveshje për bursa me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, deri më datën 24 janar 2020.