Hosting provajderi dhe regjistruesi më i madh i domeneve në Maqedoni, MKhost, shpall konkurs të hapur për punë praktikë me mundësi punësimi për më tepër pozita.
Secili student aktiv ose i diplomuar mund të aplikojë për pozitën përkatëse.Në cilat pozita mund të aplikoni?

Më shumë detaje dhe informacione për secilën prej pozitave mund të gjeni në linqet përkatëse.
Çfarë nënkupton të qenit pjesë e ekipit MKhost?
Puna në MKhost realizohet në një mjedis miqësor, dinamik dhe të organizuar në ekip, me mundësi për avancimin personal dhe profesional.

Informata shtesë
Orari i punës në MKhost është nga e hëna deri të premten, nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Puna praktike është në kohëzgjatje prej 2 muajsh, për të cilën praktikanti merr një pagesë mujore prej 6000 denarësh.
Zgjedhja e datës së fillimit të punës praktikës varet nga lidhja e marrëveshjes midis MKHost dhe praktikantit. Pas përfundimit të periudhës së praktikës, ekziston mundësia për punësim.

Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj me shënimin në titull për pozitën përkatëse në: jobs@mkhost.com.mk

Afati i fundit për aplikim: 10.05.2018.

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë – UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.