Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga Malatja e Republikës së Turqisë, me ftesë të prodekanit për shkencë, Doc. Dr. Erhan Sulejmanit vizitoi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës me ç’rast para stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti mbajti ligjëratë me temë: ,,Falsifikimet dhe detektimi i tyre në pekmez”. Ai para studentëve të vitit të dytë të Teknologjisë Ushqimore demonstroi metodën spektrofotometrike me titull ,,Matja e aktivitetit antiradikal me metodën DPPH”.

Gjatë prezantimit të këtyre temave, profesori potencoi rëndësinë e njohjes së teknikave dhe metodave instrumentale kromatografike. Studentët dhe profesorët e këtij fakulteti patën mundësi që gjatë këtij takimi me Prof. Dr. Gokhan Durmaz të parashtrojnë pyetje të ndryshme mbi temën në fjalë.

Pas përfundimit të ligjëratës, Prof. Dr. Gokhan Durmaz, realizoi një takim me dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për gatishmërinë dhe mundësinë e bashkëpunimit në interes të studentëve dhe në drejtim të funksionimit të laboratorëve. Po ashtu vlen të theksohet se gjatë këtij takimi ata u dakorduan që në të ardhmen të angazhohen të punojnë për shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik.