Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me sektorin për punë të brendshme në Tetovë, më 21 shtator 2021, organizoi takim informativ me studentët – shtetas të huaj në lidhje me marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e policisë në takim me studentët fillimisht bënë prezantimin e kornizës ligjore për shtetasit e huaj rreth marrjes së lejes për qëndrim dhe i njoftuan ata për dokumentet që duhet t’i posedojnë gjatë aplikimit si dhe për masat restriktive që ndërmerren ndaj shtetasve të huaj të cilët nuk e kanë të rregulluar leje qëndrimin.

Universiteti ynë dhe sektori për punë të brendshme në Tetovë takime të kësaj natyre kanë realizuar edhe vite më parë me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të procedurave për rregullimin e lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në vendin tonë.